15.5 C
Prizren
E premte, 7 Gusht, 2020

Doli nga shtypi libri më i ri i Agim Vincës “Ditari i Pandemisë”

Doli nga shtypi, në botim të shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina, libri më i ri i Profesor Agim Vincës: “DITARI I PANDEMISË. Rrëfime nga karantina”. Libri ka rreth 300 faqe. Në parathënien me titull “Dy fjalë lexuesit”, vetë autori, ndër të tjera, shkruan:

«As në ëndërr nuk më kishte shkuar ndër mend se do të vinte dita të shkruaja një libër si ky. Kisha plane të tjera, të shumta, prej të cilave nuk kam hequr dorë, por ato mbetet të presin një kohë tjetër, më të mirë. Sepse, nuk i ngjan puna punës, thonë në vendlindjen time. Ka punë që presin dhe ka të tjera që ose bëhen sot, në këtë moment, ose nuk bëhen fare.

Më 14 mars, një ditë pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, vendosa të mbaja ditar, gjë që e kam bërë, herë pas here, edhe më parë.
Thashë me vete: të lë një dëshmi, nëse jo për histori, së paku për jetën e përditshme të njerëzve të një kohe, të neve që na ra në hise ta përjetojmë pandeminë Covid-19.
Të lija një dëshmi dhe të shlyeja një borxh ndaj atyre që i vunë gjoksin kësaj sëmundjeje, duke rrezikuar veten, mjekëve në radhë të parë, por edhe infermierëve, laborantëve, ekspertëve të mikrobiologjisë, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, në radhë të parë atyre shëndetësore, por edhe policëve që ditë e natë ishin në krye të detyrës, duke u kujdesur për rendin.

Për pandeminë do të shkruhen libra në të ardhmen (ndoshta tashmë janë shkruar ose po shkruhen). Do të shkruhen libra e do të bëhen shfaqje e filma. Dokumentarë e artistikë. Secili që e ka përjetuar mbylljen dhe izolimin e, larg qoftë, edhe sëmundjen, ka rrëfimin e vet për të.

Ky është rrëfimi im, ashtu siç e kam parë e përjetuar unë këtë situatë: situatën nëpër të cilën kaluam në muajt mars, prill, maj të këtij viti.

Këto janë shënime të mbajtura rregullisht gjatë ditëve të pandemisë, ndërsa qëndroja i mbyllur në shtëpi, në banesën time në Prishtinë. E fillova si diçka të vogël, por ditë pas dite e javë pas jave, erdhi duke u rritur, ashtu siç rritet topi i dëborës kur niset nga maja e bjeshkës për të përfunduar në fund si ortek a rrungajë.

Janë gjithsej 80 ditë: nga data 14 mars, që do të thotë një ditë pas zbulimit të rastit të parë me koronavirus në Kosovë, deri më 1 qershor, kur filloi faza e tretë dhe, le të shpresojmë, edhe e fundit e masave kufizuese dhe, deri diku, edhe normalizimi i jetës, së paku në krahasim me periudhën e mëparshme.

Dhe, ja, një rastësi e bukur: Një Qershori është Dita e Fëmijëve, e atyre që janë fëmijë sot dhe e atyre që do të vijnë paskëtaj në këtë botë dhe që këtë ditar do ta lexojnë një ditë mbase si një përrallë, të bukur, por edhe të frikshme njëkohësisht.

Jam përpjekur të vë ekuilibër mes aspektit intim, personal e familjar, që është karakteristikë e ditarit si formë e shkrimit dhe atij publik, shoqëror e kombëtar, gjë që e rrit, besoj, peshën dhe rëndësinë e këtij rrëfimi.
Kamyja thotë te Murtaja se njerëzit e mbyllur në karantinë, më shumë se në të tashmen (dhe të ardhmen), jetojnë në të kaluarën. Kështu ka ndodhur edhe me mua që në këto shënime kam evokuar shumë kujtime dhe ngjarje nga e kaluara. Ato edhe janë ndoshta pjesët më të bukura të këtij libri.
Ky ditar i paraqitet lexuesit për herë të parë në tërësinë e vet. Nuk kam dashur ta botoj pjesë-pjesë, edhe pse kisha ngasje (dhe sugjerime) që ta bëja këtë për hir të aktualitetit. Me përjashtim të një fragmenti të botuar te portali ObserverKult (Shkrimtari në kafaz), asnjë germë tjetër e tij nuk ka parë dritën e botimit, prandaj, duke huazuar një term nga fusha e teatrit dhe filmit, kam kënaqësinë t’ju ftoj në p-r-e-m-i-e-r-ë!».

Prishtinë, 1 qershor 2020 ????A. V.

Ndërsa recensenti i libit, shkrimtari dhe publicisti Rushit Ramabaja, shkruan:
«Gjithkahnaja e librit më të ri të Agim Vincës DITARI I PANDEMISË, Rrëfime nga karantina mbërthen në vete 80 ditë zymtore të kësaj pranvere të sëmurë. Këtë libër (që, ndonëse i shkruar në formë ditari, ma merr mendja se më së miri mund të lexohet si prozë dokumentare) e bën të jashtëzakonshëm, jo ngjarjet e përditshme të një kohe morti me të vdekur e vaje, por ngjallja e zombive provincialë pikërisht në kohë të dergjës botërore, për të rrëzuar qeverinë legjitime dhe për të hëngër lirinë tonë. Ky është zëri i intelektualit dhe poetit, që del nga brendësia. Këta atdhengrënës, shkelën idealin dhe lirinë duke përdhosur ligjet mijëvjeçare që kishin rregulluar raportet e etnisë në kohë morti e fatkeqësie. Ky akt i lig është vënë në qendër të magjisë së rrëfimit, në dukje ndonëse duket i pasforcuar, i privuar nga hidhërimi. Por, përbrenda vlon drama e mllefi kolektiv. Kështu e pasforcuar, vëngjilla e kësaj pranvere ka dalë aq e natyrshme, aq spontane dhe aq e lexueshme. Në vetë aktin e shkrimit të këtij ditari në kohë të fatkeqësisë kolektive, mund të lexojmë shpirtin human të Profesorit tonë dhe mesazhin për metaforën e paplakur të lirisë».

Rushit Ramabaja

- Advertisement -

Më Shumë

Duda Balje me pasuri marramendëse, vitin e kaluar bleu veturë 25 mijë euro

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka filluar publikimin e...

Ballkani prezanton dy transferimet e para

Futbollistët Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit Sot është nënshkruar kontrata dyvjeçare me Zekën dhe trevjeçare me Haxhihamzën për...

Haskuka: Situata me menaxhimin e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar lidhur më situatën aktuale të menaxhimit të pandemisë. Ai ka thënë se situata ka dalë  jashtë kontrollit dhe...

Tërbohet rinia shqiptare, alkool dhe ‘shkuma party’ (FOTO)

Festat në bregdet, shkuma parti me muzikë, pa asnjë distancim dhe masa anti Covid që as respektohen mes të rinjve. Kjo është panorama e...

Kryeministri Hoti sot do të vizitojë Komunën e Dragashit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sot viziton Komunën e Dragashit. Gjatë vizitës në Dragash, Kryeministri Hoti do të zhvillojë këto aktivitete: 10:00- Inspektim i punëve në...

15 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 15 persona si pasojë e infektimit me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar të dhënat...

Policia ndërpret një aheng familjar në Peqan të Suharekës

Policia e Kosovës ka inicuar procedurë ndaj një personi në fshatin Peqan të Suharekës, pasi që kishte organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij,...

Iniciohen pesë raste në Prizren për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se ka iniciuar raste ndaj pesë personave për mosrespektim të masave të Qeverisë së Kosovës...

I pastrehu përlot botën: Zakonisht gjumin e bëj në rrugë, ndërsa tani…

Rrugë të shkreta, njerëz pa shtëpi, qindra viktima e mijëra persona të lënduar, kjo është panorama e këtyre ditëve në kryeqytetin libanez Bejrut. Situata kaotike...

Immobile, golashënuesi më i mirë në Evropë

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është vendosur të bashkohet me një klub ekskluziv si lojtari me më së shumti gola të shënuar në Evropë...

Vlera e kredive të reja në muajin maj 2020 ishte 61 milionë euro

Ndonëse, bankat komerciale kanë qenë të gatshme të aprovojnë kredi edhe në kohë pandemie, kosovarët iu janë shmangur atyre. Nga Banka Qendrore e Kosovës thonë...

Vaksina e kompanisë Novavax nxit prodhimin e antitrupave kundër COVID-19

Kompania amerikane, Novavax, njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa,...

Contes po i luhatet vendi i punës te Interi, dy emra të mëdhenj në listë për stolin e zikaltërve

Antonio Conte mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim në stolin e zikaltërve. E gjitha kjo pas deklaratave të tij të fundit...

Kryeminister, liroje popullin e Kosovës

Seremb Gjergji Panevojen e izolimit të popullit, e ka dëshmuar edhe vet Kryeministri Hoti – sepse gjendja nuk është aspak e rrezikshme si po proklamohet...

ZYRTARE: Guardiolës i vjen mbrojtësi i munguar

Manchester City ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato. Pas afrimit të Ferran Torres nga Valecia, klubi anglez ka siguruar edhe shërbimet e Nathan...

Oriola Marashi ‘i tërheq veshin’ Eros Grezdës për statusin e tij

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda kanë bërë prej pak kohësh publike lidhjen e tyre të dashurisë dhe në rrjete sociale s’kanë munguar...

Lajmet e Fundit

Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun: Një letër pa adresë

Nga Hysë Shkreli /Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun. Shkrimi gjendet në monografinë "BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës" (2015)./  I nderuar dhe i dashur Bekim Fehmiu, Na thanë se...

Shpallet konkursi për mësimdhënës në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka shpallur konkurs për mësimdhënës. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë. Kliko linkun e konkursit https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/08/Konkursi-Gusht.pdf

Ekzekutimi i pagesave prej 170 eurosh për punëtorët, javën e ardhshme

Pas dekretimit të Ligjit për buxhetin nga ana e presidentit Hashim Thaçi, në Ministrinë e Financave tregojnë se kur do të ndodhë ekzekutimi i...

Guardiola: Dua të mposht çdo kundërshtar

Pep Guardiola është tepër i karikuar për ndeshjen e nesërme kundër Real Madrid. Manchester City fitoi 1-2 ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” dhe...

Vetëvendosje bëhet me televizion të vetin

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin. Albulena Haxhiu, nënkryetare e kësaj partie, ka thënë në Info Magazine në...