16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Duffy debuton me këngën e parë, pas zbulimit se ishte përdhunuar

Duffy, ylli i popit që kohë më parë bëri të ditur se ishte rrëmbyer dhe përdhunuar, ka debutuar të premten me këngën e saj të parë që prej këtij njoftimi. Kënga “Something Beautiful” nuk do të publikohet zyrtarisht, por është transmetuar në emisionin e Jo Whileyit në “BBC Radio 2”, gjatë të enjtes mbrëma.

Duffy e shoqëroi këngën me një deklaratë: “Në shkurt, Duffy e postoi një mesazh në Instagram – të shlyer më pas – në të cilin thuhej: ‘Isha përdhunuar e droguar dhe isha mbajtur peng për disa ditë. Natyrisht do të mbijetoj. Rimëkëmbja më mori ca kohë. Nuk ekziston ndonjë mënyrë e lehtë për ta thënë këtë gjë. Por gjatë dekadës së fundit, për qindra e qindra ditë jam angazhuar dhe dëshiroj që t’i ndiej rrezet e diellit që depërtojnë sërish në zemrën time, e dielli tani rrëzon sërish”.

Ajo më herët kishte thënë se “në javët në vijim do ta postoj një intervistë. Nëse keni ndonjë pyetje, do t’ju përgjigjesha po qe se mundem”.

Këngëtarja nga Uellsi ka qenë kryesisht larg syve të publikut qëkur e publikoi albumin e saj të dytë “Endlessly”, në vitin 2010. Ajo bëri famë më 2008, me albumin e saj debutues “Rockferry”, i cili ishte më i shituri në Britaninë e Madhe gjatë atij viti dhe ishte bërë hit edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më Shumë

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit