10.9 C
Prizren
E martë, 18 Nëntor, 2025

Faruk Begolli kujtohet vetëm në rrjete sociale në përvjetorin e vdekjes

Faruk Begolli në vitet e fundit të jetës kishte ardhur në një përfundim që del të jetë i saktë. Derisa po jepte një intervistë, kishte folur për vlerësimet që jepen për personalitete që vdesin. Madje kishte cekur kohën se sa gjatë kujtohen njerëzit që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme.

“… e, kur të vdisni, të gjithë, televizionet, radiot, teatrot, institucionet kulturore dhe ato shtetërore ju lavdërojnë, por jo më gjatë se një apo dy ditë. Kjo ngjan kur dikush vdes, ndërsa në të gjallë, nuk e di se pse, por nuk ju duan fare, madje as nuk ju inkurajojnë për të qëndruar dhe për të vazhduar më tutje me punën tuaj”, do të deklaronte Begolli. Konstatimi i tij del të jetë shumë finok. Me krejt pak fjalë në rrejte sociale është kujtuar Begolli në përvjetorin e 13-të të vdekjes. Artisti e pedagogu vdiq të enjten e 23 gushtit të vitit 2007 në Prishtinë. I lindur më 14 shkurt të vitit 1944, Begolli do të përjetonte drama jetësore qysh si fëmijë. Familjes së tij pushteti i atëhershëm ia kishte konfiskuar pronat, pasi llogariteshin “kulakë”. E janë pikërisht dramat, ku Begolli do të frymonte si një prej artistëve më me nam në ish-Jugosllavi. Filmi është një histori më vete sa i përket krijimtarisë së artistit që bashkëpunëtorët e afër e thërrisnin “Faki”.

Institucionet shtetërore, të dielën, në përvjetorin e vdekjes, janë marrë me figurën e tij në mënyrë krejt periferike. Me një “story” në Facebook dhe një fotografi në ueb-faqe e ka kujtuar Begollin Qendra Kinematografike e Kosovës, për dallim nga 10-vjetori kur ishte kujtuar me një ceremoni joformale të organizuar nga ky institucion. Një fjali në Facebook bashkë me një fotografi i kanë mjaftuar edhe ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, për ta kujtuar Begollin.

“Përkujtim, Faruk Begolli, të jetosh në zemrat e atyre që le pas, do të thotë të mos vdesësh kurrë…”, ka shkruar Dumoshi pasditen e së dielës./KOHA/

Më Shumë

Mbi 2400 gjoba dhe 52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të...

U fjalosen gjatë orarit të punës, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policor në Prizren. Kjo pasi, sipas IPK-së të dyshuarit janë përfshirë në një mosmarrëveshje me...

Lajmet e Fundit