9.4 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Filloi asfaltimi i zgjerimit të rrugës Malishevë-Banjë

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Malishevë-Banjë, ku është bërë zgjerimi i rrugës me katër korsi, nga qyteti deri në rrugën unazore në drejtim të Banjës. Zgjerimi i rrugës është duke u bërë në bashkëfinancim të Komunës së Malishevës dhe Ministrisë së Pushteti Lokal.

Asfaltimi ka filluar në njërin krah të rrugës, ndërsa i tërë projekti pritet të përfundojë në ditët e para të muajit janar, sipas planit dinamik të realizimit të këtij projekti.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, tha se “zgjerimi i kësaj rruge është një projekt që i ka munguar qytetit, pasi zgjerimi i saj lehtëson komunikacioni dhe shkarkimin e qyteti nga veturat, dhe në të njëjtën kohë krijon edhe siguri më të madhe në komunikacion dhe lehtësim të kyçjes në Autostradë”.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se “rruga në tërësi pritet të përfundojë në ditët e para të janarit, bazuar në planin dinamik të realizimit të projektit dhe tani është duke u asfaltuar njëra anë e rrugës (dy korsi), dhe krahu tjetër do të përfundojë shumë shpejt”. Morina gjithashtu ka bërë të ditur se zgjerimi i rrugës, është bashkëfinancim në mes të Komunës dhe MPL-së, dhe gjatësia e rrugës është 840 metra.

Më Shumë

Lidhjet e para të Fan S. Nolit me Biblën

BUJAR MEHOLLI Shkrimet e para dhe drama “Israilitë dhe Filistinë” Qysh në rininë e hershme plot vrull e angazhim social, kur nisi të merret me gazetari...

Arrestohet prokurori i Prizrenit, Beqë Shala – dyshohet për marrje të ryshfetit

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës...

Lajmet e Fundit