3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Franca në finale të Kupës së Botës

Franca është kualifikuar në finale të Kupës së Botës, pasi e mposhti 1-0 Belgjikën në gjysmëfinale.

Dy skuadrat dhuruan spektakël në pjesën e parë në stadiumin “Saint Petersburg”, por portat nuk u tundën – Hugo Lloris e Thibaut Courtois bën disa pritje fantastike.

Fati i kësaj ndeshje ndryshoi menjëherë në pjesën e dytë. Në minutën e 52’, mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, shënoi një gol të bukur me kokë për ta dërguar Francën në finale, që e kërkon trofeun pas 20 vjetëve.

Deri në fund të takimit, Hazard, De Bruyne e yje tjerë të Belgjikës u munduan t’i kthejnë gjërat nga fillimi, por pavarësisht shume tentimeve, gjithçka ishte e kot.

Kështu, Franca në finalen e së dielës do të presë fituesin e duelit Kroaci – Angli, që do të zhvillohet nesër nga ora 20:00. /Insporti.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit