Nexhmije Pagarusha dërgohet me urgjencë në spital, konfirmohet gjendja e saj jashtë rrezikut për jetë

Këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha, është dërguar me urgjencë natën e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipe të ambulancës janë parë tek banesa e saj në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, nga ku më pas këngëtarja është transportuar në spital.

Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

I njëjti ka treguar se tani janë duke vazhduar t’i bëjnë ekzaminimet e duhura në klinikën e radiologjisë.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Shpend Fazliu.

Se gjendja shëndetësore e saj është më stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, e ka konfirmuar për Telegrafin edhe drejtori i Klinikes Emergjente, Dr. Lenjani.

Këngëtarja Pagarusha gëzon epitetin “Bilbili i Kosovës”, kjo për shkak të karrierës së saj të bujshme si këngëtare e popullit.

Së fundmi, ajo solli një duet me këngëtaren Violetë Kukaj-Retkoceri, këngën “Mbushni gotat”, me çka shënoi edhe rikthimin në muzikë pas një mungese të gjatë. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Lajmet e Fundit