3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gruaja i kërkoi divorcin, burri hakmerret duke vrarë dy fëmijët e tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Mëngjesin e sotëm, babai ka vrarë dy fëmijët e tij, binjakë të moshës 12 vjeçare, dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Sipas mediave italiane, që i referohen policisë, shkaku i këtij akti makabër ndaj fëmijëve të tij është ndarja nga bashkëshorja.

Çifti ishte në proces divorci dhe për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortes mbyti dy fëmijët e tij.

Ishte pikërisht nëna që i gjeti e para fëmijët e saj të pajetë në shtëpi, e cila kishte ardhur me urgjencë nga Milano pas një mesazhi tronditës të ish-burrit.

“Nuk do t’i shohësh më kurrë fëmiëjt e tu”-ishte mesazhi i babait të tyre, i cili pasi kreu aktin makabër vrau veten duke u hedhur nga një urë. /albeu.com/

Më Shumë

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit