11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Covid-19: Gjendja në QKUK pranë kolapsit

Kapacitetet e Klinikës Infektive të QKUK-së për t’i pranuar pacientët e prekur me Covid-19, janë duke u shterur. Vetëm të shtunën në Infektivën e QKUK’së janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv duke mos i përfshirë në këto shifra edhe rastet e tjera të pranuara në këtë klinikë, bie fjala të prekurit nga rriqërat e nga sëmundjet e tjera, shkruan Gazeta Express.

E nga rritja e numrit të rasteve me COVID-19, ka bërë që tri klinika të QKUK’së, ajo e Pulmologjisë, të Klinikës së Dermatovenerologjisë dhe të Mjekësisë Sportive, të kthehen si asistencë për Klinikën Infektive, në mënyrë që të përballohet një fluks më i lartë për pacientët që kanë nevojë për tretman mjekësor.

Sipas MSH’së, aktualisht janë mbi 100 pacientë që kërkojnë kujdes shëndetësor, raporton Express.

Por a janë në dijeni institutucionet shëndetësore në Kosovë për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 si dhe për kapacitetet e sistemit tonë shëndetësorë për t’i menaxhuar këta numra?

Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë janë shënuar afro 1 mijë e 400 raste pozitive me Covid-19 dhe 17 viktima.

Më 1 qershor Kosova ka filluar fazën e tretë të hapjes pas heqjes së kufizimeve të lëvizjes, hapjen e kafiterive, çerdhet, kufijtë tokësor dhe qendrat tregtare. Në këtë datë në Kosovë janë shënuar 27 raste të reja me Covid.

Instituti Kombëtar nuk kishte raportuar raste të shërimit atë ditë, ndërsa nga 172 mostra kishin rezultuar pozitiv 27 persona. Numri i testeve deri më 1 qershor kishte arritur në 15 mijë e 140, ndërsa numri total i të infektuarve ishte 1 mijë e 110 raste me 30 viktima.

Ndërkaq në njoftimin e ditës së premtë IKSHPK ka raportuar se nga 205 mostra kanë rezultuar pozitiv 62 persona dhe 61 të tjerë të shëruar. Numri rasteve pozitive në total dje është raportuar të jetë 2 mijë e 494.

Kjo i bie që nga data 1 qershor deri më sot janë shënuar 1 mijë e 384 raste pozitive, që do të thotë më shumë persona të infektuar në muajin qershor sesa në tre muajt paraprak, mars, prill dhe maj.

Gjatë këtij muaji poashtu janë shënuar të paktën 17 viktima, nga 47 sa janë në total nga muaji mars.

Në total nga data 8 shkurt deri më sot janë testuar 22.930 persona të dyshimtë me Covid-19.

Kujtojmë se Qeveria ka marr vendim edhe për hapjen e kufijve ajror nga dita e nesërme më 28 qershor, si dhe janë lejuar tubimet publike në ambiente të mbyllura.

QKUK sot ka njoftuar se janë të hospitalizuar 97 pacientë pozitiv me Covid-19, ndërsa 45 prej tyre janë me oksigjenoterapi. Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar 5 pacientë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, rreth 500 shtretër mund të vihen në dispozicion në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për menaxhimin klinik të rasteve me sëmundjen COVID-19 që shkakton koronavirusi i ri, konfirmojnë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 40 prej tyre është thënë se mund të shfrytëzohen për trajtim intensiv.

Kurse sa i përket numrit të respiratorëve, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se sistemi shëndetësor në Kosovë ka 160 respiratorë, përfshirë edhe 20 te fundit që ditë më parë janë siguruar nga vendet e Bashkimit Evropian (Norvegjia, Zvicra dhe Luksemburgu).

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,268 raste të prekura me koronavirus.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,494 raste të prekura me koronavirus.

Prej tyre, 1,307 persona janë shëruar, derisa 47 pacientë kanë vdekur./GazetaExpress/

Më Shumë

Lajmet e Fundit