17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Haradinaj në Korishë të Prizenit: Ka kaluar koha kur shqiptarëve u merreshin toka

Në fshatin Korishë të Prizrenit u mbajt tubim përkujtimor me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi, ku për të nderuar këta dëshmorë i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se sot brezi i UÇK-së e ka ndryshuar historinë e shqiptarëve.

“Sot jemi të bashkuar të gjithë kategoritë e lirisë prej ku buron liria jonë, institucionet e ushtria jonë, më vjen mirë që jemi këtu bashkë si shqiptarë e bashkëkombës. Korisha dhe Kabashi është vend që i bashkon shqiptarët. Kjo histori vazhdoi edhe me luftën e fundit dhe batalioni i kabashit që bashkoi rreth 350 luftëtarë e vazhdoi këtë traditë”, tha Haradinaj.

Ai tha se shqiptarët janë në të drejtën e tyre dhe se është koha të kujdesën për shtëpinë e tyre, ai shtoi se ka përfunduar koha kur tjerët kanë marr toka prej shqiptarëve.

“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, ne iu kemi lëshu tokë e hapësirë dhe këtë e thotë historia, por jemi në kohën kur ne duhet të kujdesemi për shtëpinë tonë e për tokën tonë. Ka ardh koha kur duhet të kujdesemi për atë që ka mbetur e jona, e shqiptarëve”, tha ai.

Haradinaj tha se komunitete etnike janë në shtëpinë e tyre dhe ftoi të gjithë që të ndihmojnë që ta arrijnë paqen në Ballkan.

“Kushdo që jeton me ne komunitetet etnike janë në shtëpinë e vet por nuk ka më praktika me marrë tokë prej shqiptarëve. Ne kemi ra në dakord me realizu të drejtën tonë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që të na ndihmojnë që të arrijmë paqen në Ballkan. Nderimi për dëshmorët është i arsyeshëm dhe i respektueshëm. Nuk do harrojmë që përpos garës brenda nesh jemi në garë edhe me fqinjë që janë grabitqarët”, shtoi Haradinaj.

Artan Abrashi, kryesues i Kuvendit komunal të Prizrenit tha se beteja dhe sakrifica e Kabashajve tregon rezistencën e shqiptarëve për liri, raporton EO.

“Sot ndodhemi këtu duke e kujtu një datë mjaft historike, betejën e Kabashit që i ka dhënë historikisht tërë kombit shqiptar. Kjo betejë e cila u frymëzua nga Rrustë Kabashi vazhdoi tek të gjithë ata që treguan rezistencë. Ne jemi të vetëdijshëm për obligimin që na rrjedh nga gjaku i dëshmorëve që lanë këtu, ne duhet të angazhohemi që Kosova të jetë model”, tha Abrashi.

Ndërsa Kryetari i fshatit Korishë, Rexhë Ukaj, tha se data e sotme karakterizon sakrificën e Kabashajve ndër shekuj.

“Këtë datë mbush me dhembje dhe krenari sepse kujtojmë lavdinë e burrave të Kabashit. Kjo datë karakterizon luftën e UÇK të cilën Kabashajt e patën traditë vite me shekuj”, tha Ukaj.

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit