8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Historia e jashtëzakonshme e emigrantit nga Eritrea që u bë nga pastrues në deputet

Ish-refugjati nga Eritrea, Ibrahim Omer, i nominuar nga Partia Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të Zelandës së Re, u bë deputeti i parë me origjinë afrikane në vend.

Kompania mediatike e Zelandës së Re, Stuff, përshkroi jetën e vështirë dhe qëllimet e Omerit, i cili filloi jetën e tij në vend si pastrues.

Omer ka deklaruar se është një privilegj i madh të jesh deputeti i parë me origjinë afrikane në vend, duke shtuar se gjatë mandatit do të merret me problemet e punëtorëve me paga të ulëta dhe racizmin dhe se do të punojë që çdo qytetar në Zelandën e Re të ketë mundësi të barabarta.

Omer, i cili iku nga vendi i tij dhe u strehua në Sudan në vitin 2003, u arrestua teksa po punonte si përkthyes në kampet e Kombeve të Bashkuara (OKB), i akuzuar për spiunazh.

I liruar me iniciativë të OKB-së, Omerit iu ofrua mundësia për të shkuar në Zelandën e Re, me çka u vendos në kryeqytetin Wellington në vitin 2008 dhe filloi të punonte si pastrues.

Ai mori arsimin që ëndërronte në vitin 2014 në Universitetin Victoria, ku punoi si mbikëqyrës pastrimi në universitet natën në këmbim të tarifave të shkollimit.

Omer ka marrë pjesë në kryesi të organizatave të ndryshme joqeveritare, ndërsa më vonë u nominua si kandidat për deputet për Partinë Laburiste, të cilën ai e mbështeti, dhe fitoi mandatin pasi partia mori 49 për qind të votave.

Ndryshe, Partia Laburiste, e udhëhequr nga kryeministrja Jacinda Ardern, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Zelandën e Re gjatë fundjavës, duke siguruar 64 vende në parlamentin me 120 anëtarë.

Më Shumë

Për herë të parë në Prizren, nis vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës

Komuna e Prizrenit, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Simir Krasniqi, morën pjesë...

Dashuria, puna dhe paratë – Horoskopi ditor

Dashi Jeta juaj në çift do jetë më e kënaqshme gjate kësaj dite. Do keni me tepër kohe te lire dhe do qëndroni me tepër...

Zotërit e fjalës

Lajmet e Fundit