11.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

I riu që u vra nga policia në Prizren flinte në varreza derisa ishte në arrati

Një 32 vjeçar është vrarë nga Polica e Kosovës, familjarët thonë që viktima është dashur të ishte në burg e jo i vdekur.

Besnik Shala, prej kohësh kërkohej nga polica.

I njohur në Prizren si “Qorri” ai ishte akuzuar për disa vepra penale.

Ndërkohë, ai po fshihej nga organet e rendit ndërsa të martën mbrëma ndodhej në shtëpinë e familjes së tij.

Një gjë e tillë ishte hetuar nga polica e Kosovës, ndërsa këta të fundit kishin rrethuar zonën për të kapur personin që ishte në kërkim.

Por, jo gjithçka shkoi sipas planit.

Këtu në Lagjen e Trimave në Prizren, nisi një shkëmbim zjarri në mes policisë dhe Besnik Shalës.

Për pasoj personi i njohur si “Qorri”, mbeti i vrarë në vend.

Ndërkohë, sipas policisë deri tek ngjarja tragjike erdhi pasi që Besnik Shala, kishte shtënë me armë në drejtim të forcave të rendit.

E rreth 15 orë nga aksioni i policisë, hetimet po vazhdojnë në Lagjen e Trimave në Prizren.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës e zyrtarë të  Prokurorisë u panë edhe të mërkurën në këtë lagje.

Ndërkaq, në mesditë si duket i mbaruan punët, e kështu edhe filluan që të largohen me radhë.

Tani më, këtu mbetën vetëm familjarët, të cilët po presin trupin e 32 vjeçarit për ta varrosur.

Prapa kamerës, familjarët tregojnë se Besnik Shala ishte vrarë para shtëpisë së tij.

Ai ishte goditur nga dy plumba, ndërsa vdekjeprurëse duket se ka qenë një plagë që Shala mori në kokë.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar në Spitalin e Prizrenit.

Sipas drejtorit të Spitalit, Afrim Avdaj, viktima është pranuar pa shenje jete e me dy plagë në trup.

Ndërkohë, në vend ngjarje Policia ka arrestuar vëllain e viktimës.

Por, arsyen e arrestimit nuk e kanë treguar në Prokurorisë Themelore në Prizren, ndonëse T7 është interesuar për një gjë të tillë.

Krejt kjo pasi që sipas tyre hetimet për rastin po vazhdojnë ende.

Besnik Shala njihej si person problematik nga banorët e kësaj zone.

Madje sipas tyre për një kohë ai ishte fshehur edhe në varrezat e lagjes.

 

- Advertisement -

Më Shumë

Bajrami për 2 milionët e vjedhura: U thyen fjalëkalime, s’u kërkuan nënshkrime për transaksionet

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se lidhur me transaksionin nuk është kërkuar nënshkrimi i saj e as i drejtorit të Thesarit, duke...

Shteti mbledh 2 milionë euro nga dënimet e qytetarëve për maska

Në bazë të ligjit antiCOVID-19, policia ka shqiptuar rreth 55 mijë gjoba për personat që shkelën masat kundër përhapjes së koronavirusit. Policia e Kosovës ka...

Zëvendëskryeministrja shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhura

Zëvendëskryeministrja e parë, Albulena Balaj-Halimi ka liruar nga detyra këshilltaren e saj Hajrie Gashi për të cilën u tha se babai i saj dyshohet...

Dështon të mbahet seanca ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, i akuzuar për korrupsion

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore, ndaj Nexhmedin Musliut, ish-inspektor i ndërtimit në Prizren, i akuzuar për...

Policia zbulon 19 sirianë në një automjet, arratiset shoferi që po i kontrabandonte

Një person është arratisur, pasi Policia i është vënë në ndjekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, të mërkurën në afërsi të Prizrenit. Sipas raportit 24-orësh të...

Aksident në Prizren, goditet një këmbësor

Një person me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor në fshatin Medvec, në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të...

Nga rrënoja në atraksion turistik: çelet shtëpia e At Gjergj Fishtës!

Falë një investimi prej 5.5 milionë lekësh nga Ministria e Kulturës, shtëpia e At Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë është shndërruar në një muze...

Fifi tregon më në fund se kush ia ka rrëmbyer zemrën

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi tash e një kohë po përflitet për ndryshimet drastike që ka bërë, e krahas kësaj vëmendja shkon edhe tek...

Hajnat vjedhin arkën e xhamisë në Reçan të Prizrenit

Arka e xhamisë ka qenë cak i hajnave në fshatin Reçan të Prizrenit. Vjedhje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. “Ankuesi ka raportuar se...

Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm për katër pikat e aktakuzës

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është deklaruar rreth luftës së UÇK-së në paraqitjen e sotme në Dhomat e Specializuara. Ai...

Suharekë: Një grua tenton ta vrasë veten duke prerë krahun

Një vetëvrasje në tentativë raportohet të ketë ndodhur dje në Suharekë. Një grua ka tentuar të vetëvritet duke prerë krahun, raporton Gazeta Sinjali. Kështu kanë bërë...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj Ilir Haxhiaj i cili po akuzohet për rrahjen e gruas e cila më pas kishte vdekur në QKUK

ë hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet se ish-bashkëshortes së tij,...

Ministria e Infrastrukturës e mbajti 10 ditë të fshehur skandalin e 2 milionëshit, dëshmojnë dokumentet

Një ditë pas vjedhjes dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Zyrtari Kryesor i Financave të Ministrisë së Infrastrukturës, i ka njoftuar krerët e...

Ministria e Kulturës publikon përfituesit e dy konkurseve për librin

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka aprovuar financimin e botimit të librave si dhe blerjes së tyre për vitin 2020, shkruan KultPlus. Konkursi i...

Dy të vdekur dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 3 në Prizren

Dy persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 186 raste të reja. Numri total...

Superndeshja ManUTD-Chelsea sot në Premierligë

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen super ndeshje, në ligat më të mira evropiane. Një nga ndeshjet mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo...

Lajmet e Fundit

Apelon IKSHPK: Virusi është kudo, respektoni në mënyrë strikte rekomandimet kundër COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, po apelon tek të gjithë qytetarët që t’ju përmbahen në mënyrë rigoroze, rekomandimeve për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Sipas...

Atraksion: Gurra e Poslishtës

Gojëdhënat për lokacionin janë të shumta. Nga to e deri tash, Gurra e Poslishtës është një nga pikat më atraktive të këtij fshati. Përveç që konsiderohet...

Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin, ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der...

Një dashuri e re në horizont, Adele në lidhje me reperin e famshëm britanik

Nuk është thashethemë: ka një njeri të ri në jetën e Adele. Ylli i popit, 32 vjeç, është në takim me reperin dhe kolegun britanik...

Ballkani arratiset në kreun e tabelës

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i renditjes tabelare edhe pas xhiros së nëntë të kampionatit. Sot, skuadra nga...