15.1 C
Prizren
E martë, 29 Shtator, 2020

IKSHPK: Virusi është kudo, ju lutemi përmbajuni rekomandimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve, sepse virusi është kudo.

“Zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë shpëton jetë! Këtë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”, thotë IKSHPK.

Kjo vjen pas rastit të djeshëm kur në Kosovë kishin rezultuar 178 persona pozitivë me COVID-19, derisa brenda 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë vdekur.

IKSHPK shton se bartja e maskave mbetet obligative.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thotë IKSHPK.

Sipas IKSHPK-së ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri.

“Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Tutje Instituti shton se inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

“Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”, thotë IKSHPK.

IKSHPK rikujton tri masat që duhet respektuar:

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

- Advertisement -

Më Shumë

Kapet me dy qese marihuanë, arrestohet një person në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren pasi që në qantën e tij janë hasur dy qese të vogla plastike 1.2 gr të mbushura me...

Njëri prej tre viktimave të COVID-19, vdiq në Spitalin e Prizrenit

Tre persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i...

Një i shëruar dhe asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Sot një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana...

Erdogan paralajmëron grekët: Turqia është një vend mesdhetar. Ne nuk jemi mysafirë, por pronarë

Nuk kanë të ndalur paralajmërimet drejt Greqisë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sa i përket situatës në Mesdheun Lindor. Nga njëra anë, ai...

Kujtim Gashi: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, pastër dhe mbrojtëse

Deputeti i PDK-së nga Prizreni, Kujtim Gashi ka reaguar pas arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX-it. Ai thotë se secili pjesëtar i UÇK-së, që...

Zafir Berisha tregon cila shaka i ka pëlqyer më së shumti pas emërimit të ti

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka treguar se cila shaka i ka pëlqyer më së shumti pas emërimit të tij. Ai në emisionin...

Nisma në Prizren planifikon zgjerimin me anëtarë të rinj

Kryesia e Nismës në Prizren ka diskutuar për planin e veprimit të zgjedhjeve të brendshme. Në këtë takim është kërkuar nga kryetarët e nëndegëve hapja...

800 qytetarë u gjobitën dje pasi nuk i respektuan masat ndaj COVID-19

Përveç gjobave për shkelësit e trafikut që ka shqiptuar dje Policia e Kosovës, janë shqiptuar gjoba edhe për qytetarët që nuk i respektuan masat...

Tuna uron Yllin: Gëzuar ditëlindjen Idiot

Dy artistët e njohur Tuna dhe Ylli Limani kanë dëshmuar se gëzojnë një miqësi të sinqertë me njëri-tjetrin. E kur Ylli feston ditëlindjen nuk mund...

Masat e reja ndaj COVID-19, s`ka më orë policore në Prizren

Ora Policore është hequr nga të gjitha komunat në vend, nga vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e reja në parandalimin...

Prizren, 3 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të...

Ish-Shefi i UÇK’së të hënën në Speciale si i dyshuar për krime lufte

Agim Çeku, ish-Komandant i Përgjithshëm i UÇK’së, do të dalë para Gjykatës Speciale të hënë si i dyshuar për krime lufte. Shkuarjen e tij...

Suharekë: Aprovohet marrëveshja për pranimin e fajësisë, dënohet me kusht i akuzuari për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të mërkurën, e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti Mursel Kolgecin, për rrezikim të...

Kush është Naim Qelaj që sot u zgjodh Avokat i Popullit?

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë për gati tre muaj kishte mbetur me ushtrues detyre, pasi Hilmi Jasharit i kishte përfunduar mandati më...

PDK: Prizreni po qeveriset keq, këtë e dëshmon edhe vlerësimi i MAPL-së

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka thënë se kjo komunë po qeveriset keq, nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes. Sipas tyre, këtë e dëshmon...

Gashi i PDK’së: Nuk votojmë një ligj që varfëron ekonominë e vendit

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson, nuk do ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonimike të propozuar...

Lajmet e Fundit

Arrestohen dy mashtrues në Malësi të Re të Prizrenit

Dy persona të dyshuar për mashtrim janë arrestuar në fshatin Malësi e Re të Prizrenit. Ata, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. “Njësiti policor ka...

Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?

Republika e Kosovës vazhdon të mos ketë qasje në 99 pronat e ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Republikën e Serbisë. Përveç identifikimit të tyre...

Afro 350 mijë qytetarë të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit gusht

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se Shqipëria ia ka dalë ta përmbyllë me sukses një...

Shqiptohen 482 gjoba për mos respektim të masave ndaj COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndodhur një aksident trafiku dhe 6 me të lënduar si dhe 31 aksidente trafiku me dëme materiale. Vetëm brenda...

Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 15 mijë e 520 raste pozitive, 1 mijë e 475 raste aktive

Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të...