20.8 C
Prizren
E premte, 25 Qershor, 2021

178 raste të reja me koronavirus, 10 në Prizren

50 TË SHËRUAR DHE 178 RASTE ME COVID-19!

Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.

Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Ngushllime viktimave të COVID-19!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Më Shumë

Mbi 30 gra padisin uebfaqen pornografike: Ka publikuar video pa pëlqimin tonë

Më shumë se 30 gra e kanë paditur kompaninë që e ka në pronësi faqen pornografike, Pornhub, me akuzën se ka përdorur video eksplicite...

Zhduket një femër në Prizren

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të zhdukjes së një femre në Prizren. Rasti ka ndodhur më 21 qershor. “Një femër kosovare ka informuar...

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit: Pozita e Kishës Ortodokse në Kosovë po përkeqësohet

Këshilltari kryesor ligjor i Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, avokati Aleksandar Radovanoviq thotë se pozita e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë po përkeqësohet, në...

Gazeta Franceze në vitin 1904: Letërsia turke ka pësuar humbje të madhe me vdekjen e Sami Frashërit

Nga Aurenc Bebja “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 26 qershorit 1904, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vdekjen e...

Vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit “Mirusha” në Malishevë

Punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në qytetin e Malishevës, apo rregullimi shëtitores dhe shtegut për biçikleta, janë duke vazhduar sipas planifikimit...

Aksident trafiku në Gjonaj të Hasit, pesë të lënduar

Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në Gjonaj të Hasit. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes...

Pse po vdesin të moshuarit nëpër motele?

Një 64 vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e së hënës në një motel në Prizren Policia ka njoftuar se viktima në momentin kritik...

Nxënësja Ermira Karahoda nga Prizreni zë vendin e parë në nivel Republike në garën “Shkencëtari i Ri”

Sot u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për garën "Shkencëtari i Ri”, e cila u organizua në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe...

Sulmi ndaj infermierit në Dragash, reagon FSShK-ja

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, ka reaguar për sulmin ndaj infermierit në urgjencën e QKMF-së në Dragash. Sipas reagimit, infermieri është sulmuar verbalisht...

Të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë vaksinim anti-Covid në Prizren, procesi vazhdon të hënën

Të shtunën dhe të dielën nuk do të realizohet procesi i vaksinimit anti-Covid në Prizren. Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar të...

Macron para takimit me Kurtin: Ftoj Kosovën e Serbinë të angazhohen për gjetjen e një kompromisi në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit në Pallatin Elisee në Paris kanë mbajtur një konferencë shtypi. Gjatë konferencës...

Profesori amerikan: Kurti të mos e pranojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben Meir, thotë se Asociacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës, prandaj...

Sot më shumë raste të reja me COVID-19 se dje, 1 viktimë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë nga COVID-19 Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 20 raste të reja të...

Dy të lënduar në aksident komunikacioni në Prizren

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Prizren, me ç’rast lëndime të lehta kanë pësuar vozitësit e dy automjeteve të përfshira në aksident. Lajmin e...

Arrestohet anëtari i LDK-së në Dragash

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur brenda një kafiterie në fshatin Blaç të komunës së Dragashit. Me këtë rast policia e ka arrestuar...

Xhaka gjithnjë e më afër Romës, gjiganti italian rritë më shumë ofertën në drejtim të Arsenalit

Granit Xhaka është i destinuar të transferohet te Roma gjatë afatit kalimtar veror. Ylli shqiptar ka pranuar se dëshiron largimin nga Arsenali dhe gjiganti italian...

Lajmet e Fundit