8.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Problemi i ri i Trumpit me Rusinë

Zbulimet e Inteligjencës se Rusia ka paguar për marrjen e jetëve të ushtarëve amerikanë në Afganistan, kanë nxitur një heshtje të çuditshme nga presidenti Donald Trump dhe këshilltarët e tij kryesorë të sigurisë.

Ka insistuar se kurrë nuk e ka parë raportin, ani pse ishte pjesë e njoftimeve të përditshme për presidentin, pak ditë para se të nënshkruhej Marrëveshja e paqes me talebanët në muajin shkurt.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nuk ishte e përshtatshme për të që të njoftohej për këtë rast, sepse presidenti lexon vetëm Inteligjencën e verifikuar – duke nxitur përqeshje nga zyrtarët që kanë kaluar shumë vjet në njoftime të përditshme dhe thonë se është më e vlefshme kur është e mbushur me interpretime dhe sqarime shtesë.

Por nuk kërkon qartësime të nivelit të lartë për qeverinë që ta marrë vesh se agresioni i ditëve të fundit nga Rusia është i ngjashëm me ditët më të këqija të luftës së ftohtë.

Ka pasur sulme kibernetike ndaj amerikanëve që punojnë nga shtëpitë për të parë dobësitë e sistemit të korporatave të tyre dhe ka nxitur shqetësimet për rolin e Rusisë për ndikim në zgjedhjet e nëntorit.

Më Shumë

Këndi Amerikan në Prizren shënon 20-vjetorin e themelimit

Këndi Amerikan në Prizren ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë. Në aktivitet morën pjesë...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit