13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ekskluzive/ rrëfehet Elvira Gega: Videon e regjistrova më 14 gusht, Cane ende në detyrë

Elvira GegaElvira Gega, gruaja që denoncoi me fakte sekretarin e Koço Kokëdhimës në Sarandë, Agron Cane për kërkesën e favoreve seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune, rrëfen ekskluzivisht të gjithë historinë për News 24.

E ndodhur në studion e News 24 në Gjirokastër ajo tregon për gazetarin Artur Cani se si e ka njohur sekretarin e Kokëdhimës, si ka kërkuar ai favore seksuale me të e më pas me të bijën. Elvira thotë se “i erdhi shpirti në majë të hundës” dhe u ndje mjaft e ofenduar, kur ai guxoi të hidhte sytë tek gjëja më e shtrenjtë, vajza e saj.

Gruaja ngul këmbë se Cane ishte në detyrë në momentin që ajo ka regjistruar videon në zyrën e tij, duke hedhur poshtë pretendimet se ky i fundit ka lënë detyrën më 15 korrik.

Ajo më tej shprehet se takimi i Agron Cane me vajzën e saj ka qënë krejt rastësor, një ditë kur kthehej nga mjeku, pasi vajza kishte probleme me shëndetin, mungesë hekuri, siç thotë ajo.

Gruaja tha se videoja është regjistruar në 14 gusht. Elvira u shpreh se, gjithçka e bëri në emër të grave që dhunohen dhe abuzohen ndërsa bëri me dije nje fakt rreth ministrit të Brendshem, Sajmir Tahiri.

Artur Cani: Si ka filluar kjo histori?
Elvira Gega: Po. Pasi kisha biseduar me Koço Kokëdhimën për punë më ka drejtuar tek personi që është, (nuk mund t’ja zë emrin). Kokëdhima i ka thënë atij se, do merresh me ketë çështje se është për ndihmë. Pastaj kam takuar vetëm zotin Cane. U futa në një punë, gjatë kohës që punoja pata probleme, pasi puna ishte shumë e rëndë, bëja një punë që nuk ishte për një grua, mu shkaktuan probleme shëndetësore, shëndeti po përkeqësohej. I shkova në zyrë përsëri zotit Cane dhe i thashë që s’mund ta vazhdoj atë punë pasi është e rëndë. Me tha vazhdo atje sa të të gjej një vend pune tjetër. Hera tjetër që u përballëm sërish në atë zyrë i qava sërish hallin. Zoti Cane nuk mu shpreh që do më gjente punë, por ka shprehur direkt faktin që nëse ti do diçka e arrin vetë, se je grua e zonja…Ka kërkuar marrëdhënie seksuale me mua. I kam thënë do bëj sikur nuk e dëgjoj këtë fjalë. I thashë kjo fjalë ngelet këtu brenda se është zyrë pune… Për një kohë të gjatë nuk i shkova.. me tha a e mendove? Hera e fundit se si ndodhi problemi…

Artur Cani: Të ka kërkuar marrëdhënie seksuale…për vajzën por a e njeh ai vajzën, e ka takuar, e ka pare? Nga e di ai si janë hormonet?
Elvira Gega: Mua mu sëmur vajza para një muaji, kishte probleme me hekurin në trup, i binte të fikët. Ikja nga puna orë pa orë dhe pronarja që unë punoja më thotë Elvira ti ke hallet e tua, por mua më duhet një punëtore këtu. Unë u largova se kisha fëmijë të sëmurë, pasi i bëra. Shkova tek ai për problemin e vajzës, i thashë kjo është arsyeja pse e lashë punën e parë…Ai dëgjon zërin e vajzës në korridor, më thotë pse nuk e more brenda, thirre brenda unë e thërras ajo vjen brenda e përshëndeti i foli për shkollën, goca del jashtë cohem edhe unë për të ikur me vajzën. Ai më thotë lëre vajzën dhe hajde prapë. Më thotë ti kot vuan paske një thesar, e di që do ta besh, me thotë mbushi mendjen ose të vijë këtu ose të vijë unë në shtëpi të kryej marrëdhënie seksuale me të. Këtë gjë nuk po e kapërdija nga brenda, flas me zotin Telnis Skuqi në rrjete sociale. I them që asnjë nuk më kupton nëse nuk bëj dicka. Më thotë kudo që të dalësh? I them më duhet një kamer e fshehtë do ta kap në flagrancë dike që është në zyrat e shtetit dhe me kërkon vajzën, i thashë që nuk ia kam çuar vajzën. Përse nuk shkon në polici më thotë? I thashë dua fakte. Gazetari ka folur me shefin dhe ishte dakord të bënim…më ndihmoi.

Artur Cani: Videoja është e plotë pasi dikush thotë që është e manipuluar?
Elvira Gega: Videoja është mëse direkte, nuk është ai i kërcënuar të thotë dicka, as unë. I vete në zyrë se më mori në telefon, më thotë do vish në zyrën time. Ngjarja ka ndodhur në 14 gusht. Atë ditë e regjistrova në zyrën e tij, ishte në punë.

Artur Cani: Thuhet që ky ka dhënë dorëheqjen në 15 korrik…
Elvira Gega: E dëgjova edhe unë këtë, por Absolutisht jo.., Askush s’mund të hedhë baltë mbi atë që meriton ai person. Ai mendoi se do i shkoja në zyrë me vajzën, unë e lashë vajzën jashtë…

Artur Cani: Ju morët regjistrimin dhe u larguat, Çfarë ndodhi më pas?
Elvira Gega: Atë ditë nuk më telefonoi, të nesërmen në mëngjes në orën 09:20 më mori në tel dhe më thotë ku je, më thotë dua të të takoj patjetër. Unë i thashë që deri dje për hallet e mia të merrja unë në cel, me thotë sot kam unë një hall, ti më ke bërë gropën. Më thotë se cel mund të më përgjohet..dua të takohemi. Hajde se më kë bërë gropën. I thashë në telefon, gropën ia bëre vetë vetes…Atë ditë insistoi disa herë në telefon. I thashë mos i bjer me telefonit se kasetën do ia çoj gruas tende në shtëpi. Pasdite isha në shtëpi, më mori në cel nuk ia hapa.

Artur Cani: Besoni që është e plotë?
Elvira Gega: Po është e plotë.

Artur Cani: Ne cilin lokal e takuat Agron Canen? Cfarë ju kërkoi Cane?
Elvira Gega: Pata takim me z Agron Cane në një lokal publik në qendër të Sarandës. Ai më kërkoi ti kthej mbrapa videon. Më pyeti me këtë telefon që ke në duar e bëre videon. Po i thashë. Më tha mos më turpëro para shoqërisë, para familjes. Më tha që ‘më bëre gropën me këtë video’.
I thashë që ti me ke turpëruar duke me kërkuar gjënë më të shtrenjtë. Po je prind do çuditesh dhe vetë se cfarë ke thënë. Por ti nuk je prind, por ti nuk je, ata fëmijë nuk të meritojnë ty.

Artur Cani: Ju keni bërë një denoncim në polici?
Elvira Gega: Pasi policia mësoi për videon, më ka ardhur në shtëpi në orën 10 e gjysëm. Pas denoncimit jam takuar me z Cane në dyert e policisë. Me prokuroren e lamë që të na merrte të dyve në pyetje dhe në momentin që ajo po fliste në telefon, dli jashte, ai më kërkoi ti kthej videon dhe i unë i kam thënë që nuk do flas më me ty dhe kjo ka marre fund. Ai më tha se gjërat do te permiresohen nëse nuk e bën bujë.

Artur Cani: Ju ka thënë që do kandidonte për kryetar bashkie?
Elvira Gega: Ai e nxorri kur unë po e incizoja. Atë ditë e pyeta, përse më kërkon gjënë më të shtrenjtë, mirë mua se mund të poshtërohem nga të gjithë, por me mua mund të bëje cfarë të doje dhe mund të mbetej brenda për brenda, por nga një fëmijë 14 vjec cfarë do. Ai më thotë që do zoti bëhem kryetar bashkie dhe vajzës tënde do i pjellë kokoshi.

Artur Cani: Përse vendose të bëje këtë denoncim?
Elvira Gega: E para që më poshtëroi për fëmijën, më kërkoi gjënë më të shtrenjtë e tregoi hapur pedofolifin dhe e bera që shumë njerëz që janë në nevojë të mos poshtërohen më. Unë si nënë e mora një inciativë të tillë, që fëmija ime të mos vuante. Kam dëgjuar poshtërimet më të mëdha, por tek vajza nuk duroja. Dua tu jap një mësim të gjtihëve që aty ku preken e shtrenjte tyre të denoncojnë. Madje kanë thënë se e kam shitur videon, por jo e bëra për vajzën.

Artur Cani: Po tek policia?
Elvira Gega: Më ka ikur besimi. E kisha humbur komplet shpresën por pasi është kontaktuar policia për këtë dhe më ka ofruar mbështetjen e duhur, them e bënë një punë të mirë.

Artur Cani: Ju ka kontaktuar njeri?
Elvira Gega: Më është dërguar policia cdo 5 minuta, cdo 10 minuta. Sot më ka kontaktuar vetë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri më ka telefonuar dhe më ka thënë që ‘policia është me ty. Ke gjithë mbështetjen e duhur të policisë, më falenderoi për guximin që tregova, më tha që ke gjithë shtetin me vete’.

Artur Cani: Kur keni qenë në punë? Cfarë pune keni bërë?
Elvira Gega: Kam qenë në shkurt deri me 15 korrik. Unë tek pronari që më ofroi punën ai kishte bahce, duheshe pastruar bahcja dhe duhet të ngrehja thase me pleh për t’ju hedhur pemëve. Por unë vuaj nga shtylla kurrizore dhe doktori më këshilloi të mos ngre më shumë se 5 kg në duar.

Artur Cani: Prej sa kohësh e njihnit z Cane?
Elvira Gega: E njihja pasi z. Kokëdhima më tha që kam një sekretar në zyrë dhe bëj ankesat e tua. E njihja nga tetori, nëntori, vitin e kaluar. Cane më ngacmoi që kur më futi në punë tek ai person në kodër. Dhe unë i thoja që nuk mund të punoja më sepse isha e sëmurë dhe duhet të më gjente një punë tjetër.

Artur Cani: Të ardhurat tuaja familjare sa janë?
Elvira Gega: Marr 120 mijë lekë të vjetra asistencë nga shteti, banoj me qera, 100 mijë lekë në muaj i paguaj dhe kam disa muaj pa i paguar. Deri në fund të gushtit kam një kontratë pune, pastroj 4 garsoniere dhe merrja 140 mijë lekë në muaj, por kjo në fund të muajit përfundon si punë. Fëmijët marrin 80 mijë lekë në muaj nga vdekja e babait. Jemi 5 veta në familje.

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Lajmet e Fundit