Juventus: Rekordi i ri i Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Juventusin në derbin ndaj Torinos, e cila u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin e thellë 4-1.

“Ylli” portugez ishte protagonist me gol në këtë sfidë. Ai shënoi për herë të parë me fanellën e Juves një gol nga goditja e dënimit, pas 43 tentativave. Mirëpo me këtë realizim, CR7-ta theu dhe një rekord te bardhezinjtë.

35-vjeçari u bë lojtari i parë i “Zonjës së Vjetër” që nga koha e argjentinasit Omar Sivori (1960/61) që shënon 25 gola në një sezon të vetëm të kampionatit italian. Gjithashtu, Ronaldo u bë lojtari i vetëm në histori që realizon në një sezon të paktën 25 gola në tre kampionate të ndryshme (Premier League me Manchester United, Spanjë me Real Madrid dhe Itali me Juventus).

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit