Kastrati- Haskukës: Prizreni po kalon ditë të rënda

Prizreni po kalon ditë të rënda, pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Kuvendari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, kërkon nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, që të marrë masa në moslejimin e tubimeve të njerëzve.

“Z. Haskuka Prizreni po kalon ditë të rënda! Merrni masa që janë në kompetencat tuaja! Kontrollone qytetin dhe mos i lejoni tubimet e njerëzve ne vende publike( qendra tregtare etj)”, shkruan Kastrati.

“Po kalojmë situata të rënda si shoqëri! Pandemia gjithnjë e më tepër po zgjerohet e reagimi jonë nuk është konform situatës! Në kuadër të Kuvendit Komunal të Prizrenit ekziston edhe Komisioni për Siguri që si duket nuk është fare funksional! Nëqoftëse tani nuk është në funksion nuk e di se kur do të jetë!”.

“Kryetar i këtij Komisioni është Kryetari i Komunës, aktualisht Mytaher Haskuka! Prandaj edhe përgjegjësia është e tij! Kryefjalët e situatës që po kalojmë janë frikë, bukë, vdekje!”.

“Veproni i nderuari kryetar! Në situata të tilla duhet të veprojmë së bashku! Shfrytëzoni kompetencat dhe autoritetin tuaj! E keni obligim zoti Kryetar”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Lajmet e Fundit