13.2 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

KEDS: Mospagesa e faturave rrezikon furnizimin me energji elektrike

Situata e fundit pandemike është duke e rrezikuar edhe funksionalitetin e KEDS-it dhe KESCO-s. Kjo, pasi kanë rënë në minimum pagesat e energjisë elektrike, duke e bërë të pamundur mbulimin e shpenzimeve.

Kështu thuhet në njoftimin e bërë nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike (KEDS).

Kompania njofton se në Kosovë ekziston një zinxhir i kompanive elektroenergjetike të cilat krijojnë kosto secila në bazë të shërbimeve që i ofrojnë.

“Në Kosovë ekziston një zinxhir i kompanive elektroenergjetike të cilat krijojnë kosto secila në bazë të shërbimeve që i ofrojnë. Në fund e tërë barra e shlyerjes së obligimeve bie ndaj KESCO-s, si hallka e fundit dhe KEDS si e parafundit. Barra më e madhe ka të bëjë me pagesat e energjisë elektrike të cilat i pranon KESCO për t’i furnizuar konsumatorët, të cilat kapin kosto multimilionëshe brenda muajit, energji kjo që pranohet si nga KEK, ashtu edhe nga prodhues tjerë”, njofton kompania.

KEDS thotë se, në vendin tonë nuk mjafton energjia elektrike, ku sipas tyre, koompania është e detyruar ta importojë atë.

“Të njëjtën kohë, energjia elektrike vendore shpesh nuk mjafton, duke detyruar kompaninë të importojë për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve. Pastaj kosto tjetër e shtuar është edhe ajo e transmisionit. Në fund janë operimet e vet kompanisë, duke e pasur parasysh mirëmnajtejn dhe invesimet në rrjetin distributive, pagesat për rreth 2200 punëtorë e shenzimet tjera operative”, thotë KEDS.

Në fund, kompanja thotë se pagesa e ennergjisë eletrike është jetike për mbarvajtjen e furnizimit.

“Në këtë situatë, pagesa e energjisë elektrike është jetike për mbarëvajtjen e furnizimit. Apeojmë tek të gjithë konsumatorët që të paguajnë obligimet e tyre në mënyrë që të ruhet kontinuiteti i shërbimeve. Energjia elektrike është jetike në këto kohë të vëshira që po kalon vendi dhe në përballimin e kësaj situate involvimi i të gjithë akterëve është i domosdoshëm. Në presim zgjidhje dhe mbështetje edhe nga Qeveria e Kosovës, pasi situata e pagesave është rënduar së tepërmi pas tendencës për shtyerje të pagesave në bazë të deklarimeve publike të bëra po nga qeveria”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Më Shumë

48 vjeçari nga Prizreni ndërron jetë pas aksidentit në Kukës – trupi i viktimës ishte dërguar për obduksion në Shqipëri

Një 48-vjeçar nga Prizreni  ka humbur jetën tetë ditë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në territorin e Shqipërisë. Sipas burimeve të...

Prokurori Beqë Shala pezullohet nga detyra pas hetimeve për marrje ryshfeti

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të pezullojë përkohësisht nga detyra prokurorin Beqë Shala, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës...

Lajmet e Fundit