Konfiskohet arma që dyshohet se u përdor në plagosjen e një personi në Suharekë

Policia në Suharekë ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është plagosur një person në fshatin Mushtisht.

“Lidhur me rastin është konfiskuar një armë (revole) që dyshohet të jetë përdorur, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim policor”, njofton Policia e Kosovës.

Të premten rreth orës 23:40 në fshatin Mushtisht të Suharekës, një person ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës të cilin e ka qëlluar në këmbë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Policia është duke e hetuar rastin.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit