6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kuçi: Kosova e meriton të ketë ushtrinë e saj

Kuci-PhilipBreedloveMinistri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pas takimit me Komandantin Suprem të NATO-së për Evropë, Gjeneralin Amerikan, Philip Breedlove, tha se në këtë takim është diskutuar për synimin e Kosovës që Forca e Sigurisë të shndërrohet në ushtri, por që kjo do të ndodhë në koordinim me NATO-n. Ai tha se Kosova e meriton të ketë ushtrinë e saj sikurse të gjitha shtetet e tjera.

Në këtë takim nuk është dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të shndërrohet Forca e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ministri i Drejtësisë Kuçi, tha se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe NATO-s, ku është përmendur qëllimi dhe synimi i Kosovës për Forcën e Sigurisë.

“Ne dëshirojmë të kemi kapacitete të plota si shtet sovran, është përmendur natyrisht dëshira jonë që ta kemi ushtrinë e Kosovës. Po ashtu është përmendur që këtë do ta bëjmë në koordinim me NATON. Nuk do t’i befasojmë me vendimet tona, sikur që do të tentojmë t’i bindim që Kosova e meriton ta ketë ushtrinë e vete sikur të gjitha shtetet e tjera”, tha ai, transmeton RTK.

Por, se kur do të ndodh që Forca e Sigurisë së Kosovës mund të shndërrohet në Ushtri, Kuçi tha se ky do të jetë një vendim i përbashkët i Kosovës me NATO-n.

Në anën tjetër, gjenerali Breedlove ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin korrekt që Kosova dhe Forca e Sigurisë së sajë kanë me KFOR-in dhe për kontributin e përbashkët për paqe dhe stabilitet.

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

Lajmet e Fundit