4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ende pa vendim për listën e studentëve nga OVL

UP-rektoratiEdhe pse ka kaluar afati kohor për zgjidhjen e problemit të studentëve nga lista e Shoqatave të Dala nga Lufta, ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Udhëheqës të Shoqatave thonë se kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të javës se ardhshme, ku pritet që ata do të pranohen në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa Ministria e Arsimit, thotë se ende nuk është marrë ndonjë vendim konkret.
Më 4 dhjetor u arrit një marrëveshje ndërmjet ish-ministrit të Arsimit Ramë Buja, Shoqatave të Dala nga Lufta dhe rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, për krijimin e një Komisioni, i cili do të verifikonte listën e studentëve nga kategoritë e dala nga lufta. Për këtë u dha edhe një afat prej një jave, por me krijimin e institucioneve të reja, ky komision u shpërbë dhe ende nuk është zgjidhur ky problem. Kryetari i Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha për Radio Kosovën, se pritet që deri në fund të javës së ardhshme studentët e këtyre kategorive të pranohen në Universitetin e Prishtinës.

“Besoj që javën që vjen do të merret një vendim. Përpjekjet janë që të respektohet momerandumi dhe t’u krijohet mundësia studentëve për të vijuar studimet. Duhet të kihet parasysh se studentët janë duke ndjekur ligjëratat. Jemi në kontakt me Ministrinë e Arsimit, do të presim deri në fund të javës tjetër. Nëse nuk regjistrohen këta studentë do t’ju njoftojmë për veprimet tona”, tha ai.

Ndërkohë, të kontaktuar nga Radio Kosova, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se ende nuk është marrë ndonjë vendim konkret. Ditë më parë Ministri, Arsim Bajrami, pati thënë se çështja e studentëve të kategorive të dala nga lufta do të shqyrtohet në Qeveri. Megjithatë, Jashari, thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm dhe drejt zgjidhjes së problemit.

“Neve na është thënë se do ta bisedojë edhe në Qeveri këtë problem dhe probleme të tjera në arsim. Megjithatë, ne jemi në kontakt me Ministrinë e Arsimit. Besoj se kjo çështje duhet me u zgjidh, sepse janë kategori të veçanta që i njeh ligji dhe çdo gjë që është në memorandum është në përputhje me ligjin”, tha ai.

Jashari, shpreson se këto probleme të mos ndodhin më në vitin 2015, por të zbatohet ligji, që sipas tij, nuk do të ketë më nevojë për memorandume. Shoqatat e Dala nga Lufta kërkojnë që të pranohen rreth 1 mijë studentë në Universitetin e Prishtinës, të cilët nuk kanë arritur sukses në provimin pranues për këtë vit akademik.

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit