16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gracias Maestro! Fjalitë brilante që përcollen ikjen e Markezit

Gabriel Garsia MarkezIsabelle Allende (shkrimtare kilene): “Ishte zëri që i tregoi botës se cilët jemi. I vetmi ngushëllim është që vepra e tij është e pavdekshme”

Miguel Barnet (shkrimtar kuban): “Kuba vuan për vdekjen e tij, ashtu si të gjithë lexuesit e një shkrimtari që është ikonë”

Barack Obama (president i SHBA): “Me vdekjen e Gabriel Garcia Markezit, bota ka humbur një prej shkrimtarëve të saj më vizionarë, dhe një prej të preferuarve të mi, kur isha i ri”

Mario Vargas Llosa (shkrimtar peruan): “Ka vdekur një njeri i madh. Veprat e tij i kanë dhënë pasuri dhe prestigj të madh, letërsisë së gjuhës sonë”

Dario Fo (shkrimtar, dramaturg, aktor italian): “Eshtë një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekullit të fundit, që solli një revolucion të gjuhës, e që u përqafua më pas nga të gjithë shkrimtarët e Amerikës Latine”

Paulo Coelho (shkrimtar brazilian): “Shembi murin mes realitetit dhe fantazisë, duke u hapur rrugën të gjithë brezave të shkrimtarëve amerikano latinë”

Edwidge Danticat (shkrimtare haitiane): “Po ta kesh lexuar, e di që ai nuk ka ikur me të vërtetë. Eshtë në të përtejmen e krijesës së tij, në Makondon e tij”

Sergio Ramirez Mercado: “Pati aftësinë të rrëfente historitë që shumë prej nesh i kishim mu përpara syve, por nuk i kishim parë. Në këtë drejtim ishte unik”

Cristobal Pera (Drejtor i Shtëpisë Botuese Penguin Random House në Meksikë): “Eshtë Mandela i letërsisë, për shkak të impaktit që ka pasur tek lexuesit e tij në të gjithë botën. Ndikimi i tij është universal, dhe kjo është gjë shumë e rrallë”

Ian McEwan (shkrimtar anglez): “Duhet të rikthehemi pas në kohë, deri tek Dickensi, për të gjetur një shkrimtar të një cilësia shumë të lartë letrare, i tillë që të ushtrojë një ndikim të jashtëzakonshëm tek popuj të tërë”

Rafael Tovar y de Teresa (Drejtor i Këshillit Kombëtar Meksikan për Kulturën dhe Artet): “Kohët e fundit nuk ishte e lehtë të komunikoje me të, edhe pse kuptonte dhe e conte përpara bisedën. Ishte gjithmonë i dashur, bujar dhe jashtëzakonisht shumë inteligjent”

Dilma Rousseff (Presidente e Brazilit): “Personazhet e tij dhe Amerika Latine e tij do të mbeten të ngulitura në zemrat dhe kujtimet e miliona njerëzve”

Enrique Pena Nieto (President i Meksikës): “Në emër të Meksikës, shpreh trishtimin tim për vdekjen e shkrimtarit më të madh të të gjithë kohëve: Gabriel Garcia Marquez”

Francois Hollande (President i Francës): “Bashkë me Marquezin, ikën një gjigand i letërsisë, që ka ndikuar në imagjinatën e një kontinenti të tërë”

Peter Englud (Sekretar i Përhershëm i Cmimit Nobel): “ka ikur një artist magjik, por arti i tij i madh mbetet këtu me ne. Shumë autorë janë vetëm hije, por Gabriel Garcia Marquez është ndër ata që bën hije, dhe i tillë do të jetë edhe pas vdekjes”

Raffael Correa (President i Ekuadorit): “Gabo na la, dhe do të kemi vite vetmie. Por vepra dhe dashuria për vendin e tij do të mbeten. Adios, hasta la victoria, i dashur Gabo”

Bill Clinton (ish President i SHBA): “Që kur lexova “100 vjet vetmi” më shumë se 40 vite më parë, kam mbetur gjithmonë i mrekulluar prej dhuntisë së tij të imagjinatës, qartësisë së mendimit dhe ndershmërisë emocionale… Jam i nderuar që jam mik i tij dhe që kam njohur zemrën e tij të madhe dhe mendjen e tij brilante për më shumë se 20 vite”

Juan Manuel Santos (President i Kolumbisë): “Njëqind vite vetmi dhe trishtim për vdekjen e kolumbianit më të madh të të gjitha kohërave”

Luiz Inacio Lula da Silva (ish president i Brazilit): “Gabriel Garcia Marquez ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm, një gazetar i mrekullueshëm, një militant i madh i kauzave demokratike popullore dhe është një simbol për të gjithë ne në Amerikën Latine”

Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (grup rebelësh kolumbianë): “Vdekja e Gabos është një humbje për Kolumbinë dhe për të gjithë botën. Por kujtimi i tij do të mbetet prej veprës së tij”

/Përgatiti E.Gjini-bota.al/

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit