11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Lavdija e nderi do të kërkojnë

Sahit Osmani

– Ukshin Hotit

Njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e njita
Më gjeti të shtruar në spital
Nuk ishte vetëm aksident i rastit
At’ vit ndodhi Revolucioni i Madhë

Det i stuhishëm ishte ngritur rinia
Kërkonte brigjet në lundrimin e kohës
Mbushur urrejtje ndaj padrejtësive
Nga goditjet gjaku dridhte terrin
e mesjetës

Në dhomën e spitalit ku qëndroja
Me dhimbjen në trup dhe në shpirt
Vjen njeriu që me shkëlqimin e tij
M’i dha forcë zemrës në krahëror

Rrall mund të krahasohet kush me të
Burrë atdhetar i shquar e i drejtë
I madh në mesin e të mëdhenjve
Njeri i kohës që s’kishte të metë

Emri i tij u bë i përmendur
Brenda e jashtë kudo në botë
Lavdija e nderi do ta kërkojnë
Udhëve të historisë
Të madhin UKSHIN HOTI

Më Shumë

Lajmet e Fundit