4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Marubi” në “DokuPhoto” për një rrëfim nëpërmjet imazheve historike

Një përzgjedhje e fotografive të ndryshme nga koleksioni i gjerë i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” të Shkodrës do të ekspozohet në Prizren.

Edicioni XVI i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” do të sjellë një bashkëpunim mes këtij muzeu në kuadër të programit të fotografisë “DokuPhoto”, shkruan sot Koha Ditore.

Arkivi i fotografive të “Marubii” kap dhe dokumenton ngjarje nga historia e trazuar e Shqipërisë prej vitit 1856 deri më 1959 dhe përfshin fotografi fascinuese të ngjarjeve të ndryshme publike, ritualeve shoqërore, kryengritjeve në malësi që mbulojnë pikëpamje historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike.

“Marubi” në koleksionin e vet numëron rreth 500 mijë negativë, një pjesë e së cilës e kuruar me kujdes do të ekspozohet në Prizren. Krahas kësaj, “DokuPhoto” përfshin edhe një ligjëratë me drejtorin e muzeut, punëtori dhe ekspozitë, art rruge në hapësirat e qytetit, një punëtori, si dhe ekspozitën “Video-mapping”, duke sjellë për herë të parë në Prizren një vrojtim unik të këtij koleksioni. “DokuFest” do mbahet prej datës 4 deri më 12 gusht.

Më datat 5 dhe 6 organizohen punëtoria për art rruge dhe ekspozita.

Më Shumë

Lajmet e Fundit