4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mungesa e hapësirës, problem për studentët e UPZ-së

Fakultete dhe drejtime të ndryshme janë hapur në Universitetin Publik “Ukshin Hoti”, në Prizren, por ato nuk po ofrojnë kushtet e duhura për studentët.

Studentët e këtij universiteti, kryesisht ata të vitit të parë, në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, tregojnë për shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e hapësirë së duhur për vijimin e ligjëratave.

Vesel Hajdari, i cili studion në Fakultetin Ekonomik në vitin e parë, thotë se për shkak të numrit të madh të studentëve, e ka të vështirë që t’i dëgjojë ligjëratat.

“Unë jam në grupin e tretë të ligjëratave në drejtimin Administrim i biznesit. Nuk po mund të hyj në këtë grup për vijimin e ligjëratave, pasi që është një tollovi e madhe. Jo vetëm në grupin e tretë, por njëjtë është edhe në grupin e parë dhe të dytin. Edhe një çështje tjetër është se edhe orarin nuk e kanë bërë si duhet dhe nuk po dimë çka të bëjmë”, tregon Hajdari.

Mungesa e hapësirës, problem për studentët në Prizren

ListaShkarkoje
Liridon Bytyçi, student i vitit të parë në Fakultetin e Edukimit, konsideron se si pasojë e moscaktimit si duhet të orareve për ligjërata, ato nuk po mbahen me rregull. Ai thotë se nga kjo mund të humbin shumë studentët.

“Qe një muaj ka filluar viti i ri akademik dhe ende nuk kanë dalë listat për të treguar se në cilin grup je. Studentët nuk e dinë ende se në cilin grup janë. Ende ka paqartësi, duhet të vijmë herët në mëngjes dhe të thonë je në grupin e parë ose të dytin ose edhe në të tretin”, rrëfen Liridoni.

Adi Skenderi, student i Fakulteti Ekonomik, është pjesë e një grupi prej 100 studentësh, që dëgjon ligjëratat në drejtimin Administrim biznesi:

“Jemi tri grupe me nga 100 studentë që bëjnë 300 studentë. Mendoj se një grup prej 100 studentësh është numër i madh. Vendi është jo i mjaftueshëm, kurse zhurma shumë e madhe dhe nuk dëgjohen ligjërata – studentë shumë e vendi i vogël”.

Liridona Aliaj, studente në Fakultetin e Edukimit, drejtimi fillor, thotë se nëse nuk ka një ndarje të më shumë grupeve, vijimi i ligjëratave do të jetë problem.

“Ende nuk kemi jemi adaptuar siç duhet me ligjërata. Po na thonë se ende është fillimi, se do të ndryshojnë gjërat dhe do të ketë më shumë grupe. Ne po presim që do të jetë ashtu, se me të vërtetë kjo çështje është problem. Mendoj se problem kanë qenë edhe afatet e fundit të pranimeve të studentëve, siç ka qenë ai për pranimin e fëmijëve të veteranëve. Na kanë thënë se kur të përfundojë gjithçka në këtë drejtim, do të ketë më shumë grupe”, thekson Liridona.

Kurse, Antoneta Badalli tregon:

“Jemi diku rreth dyqind studentë që ndjekim ligjërata në të njëjtën kohë dhe unë mendoj se nuk është normale kjo gjë. Mund të ketë studentë, të cilët nuk janë në gjendje që të ndjekin ligjërata ose nuk janë në humor për diçka të tillë dhe mund të bëjnë zhurmë dhe nuk mund të ketë ligjëratë cilësore”.

Nga ana tjetër, Albin Muçaj, i cili studion në njërin nga fakultetet e Universitetin të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është i interesuar që të transferohet në Universitetin e Prizrenit, por deri më tash thotë se nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive.

“Jam i interesuar që të transferohem nga Prishtina në Prizren, nuk e di ndoshta edhe bëhet kjo punë. Në Prishtinë në universitet nuk janë kushtet edhe shumë të mira, në ligjërata ka zhurmë, profesorët nuk vijnë me rregull, dikush mungon. Mendoj se kërkesat e studentëve që kanë dëshirë për t’u transferuar, do të ishte mirë që të merren parasysh”, mendon Albini.

Fitore Krasniqi nga Prizreni, e cila studion në Fakultetin Ekonomik dhe që i takon gjeneratës së parë që kur është hapur universiteti, tregon për eksperiencën e saj:

“Edhe në fillim kur është hapur universiteti, ka pasur numër të madh të studentëve dhe ka pasur rregulla sa i takon vitit 2010 deri më tani. Tani nuk e di se si janë rregullat dhe sa është numri i studentëve, por unë mendoj se është mirë gjithçka”.

Universiteti publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ka nisur punën në vitin 2010, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim.

Selia e Universitetit “Ukshin Hoti” është në Prizren dhe është universiteti i dytë publik në Kosovë.

Në vitin 2010, numri i studentëve ishte afër 1.700, ndërsa në vitin 2014 numri i studentëve ishte rreth 10.000.

Aktualisht, Universiteti i Prizrenit ofron studime në ciklin Bachelor dhe Master.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit