8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Novosella restauron shtëpinë e Gjergj Fishtës

novosellaShtëpia ku ka lindur At Gjergj Fishta nuk ekziston më. Por ekziston shtëpia ku ai ka banuar. Në fshatin Fishtë, në Zadrimë të Lezhës në Shqipëri, streha prej guri e druri ende ruan gjurmët e shkrimtarit të madh. Por sipas gjendjes së saj ajo nuk do të qëndrojë gjatë në këmbë. Mediet shqiptare kaherë kanë transmetuar se institucionet kanë dhënë premtime se do ta restaurojnë këtë objekt me vlera historike e kulturore. Por një gjë e tillë asnjëherë nuk është ndërmarrë.

Madje një premtim të tillë e pati dhënë edhe ish-ministri i Kulturës Aldo Bumçi në 141 vjetorin e lindjes së Fishtës. E derisa politikanët e përgjegjësit e institucioneve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri japin fjalë për restaurimin e shtëpisë së Fishtës, ajo është buzë rrënimit. Por, është dikush që ka menduar për të. Publicisti e biznesmeni nga Kosova, Sabri Maxhuni-Novosella, ka vizituar para pak ditësh shtëpinë e At Fishtës. Novosella ka bërë të ditur se me fondin e tij personal do të restaurojë shtëpinë e atij që njihet si Homeri shqiptar.

“Kam bindjen se dëshirë e çdo atdhetari është të kontribuojë në ruajtjen e monumenteve historike, siç është edhe shtëpia e At Fishtës. Falenderoj Zotin që më ka dhënë mundësi ekonomike për ta realizuar këtë dëshirë”, shprehet ai. Novosella konsideron se At Fishta, pa dyshim zë vend qendrorë me kontributin e tij për kombin dhe kulturën shqiptare./tribuna/

Më Shumë

Lajmet e Fundit