3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Sot hapet panairi virtual i karrierës

Në sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“, sot do të bëhet hapja e edicionit të pestë të Panairit virtual të karrierës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili organizohet nga Qendra për zhvillim të karrierës e UP-së.

Për studentët dhe të diplomuarit, nxënësit dhe maturantët, Panairi virtual i karrierës, do të jetë një mundësi e mirë që përmes platformës virtuale të komunikojnë me përfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave që ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

E veçanta e këtij panairi është zhvillimi i platformës virtuale e cila është vlerë e shtuar në shërbimet e profesionale të qëndrrueshme të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“. Seksionet me qasje virtuale janë: Informata të përgjithshme për PVK-në, informata rreth edukimit, këshillim dhe orientimit në karrierë, këshilla për studentë dhe të diplomuar, informata për maturant dhe sektorët industriale.

Hapja e panairit virtual do të bëhet nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Panairi do të jetë treditor i cili mbahet më 5, 6, 7 maj 2015 dhe do të jetë i hapur nga ora 9:00 deri 16:00.

Më Shumë

Lajmet e Fundit