10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Kuvendari i PDK-së kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit

Kuvendari i PDK-së, Shkodran Kryeziu, kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit.

Sipas tij, në këtë seancë, do të duhej të merret një vendim për ndarjen e mjeteve kundër luftimit të koronavirusit.

“Në këtë kohë pandemie, konsideroj se Kuvendi Komunal i Prizrenit, duhet të thërret seancën e jashtëzakonshme me të gjitha subjektet politike, me qëllim të ndarjes së mjeteve për luftimin e Covid-19”, shkruan Kryeziu.

“Shembull korrekt sot Komuna e Vushtrrisë me kryesues z. Nasuf Aliu, realizoi dhe mbajti seancën e jashtëzakonshme në një sallë të improvizuar të një shkolle me qëllim të respektimit të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik për të mbajtur distancë në mes anëtarëve të Kuvendit, nga ku edhe janë ndarë rreth 200.000 mijë Euro për tejkalimin e situatës emergjente dhe luftimin e Covid-19”.

“Prandaj ftoj të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit që ta përkrahin këtë iniciativë me qëllim të mbështetjes së qytetarëve në nevojë në këtë kohë pandemie nga niveli lokal”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

Lajmet e Fundit