6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ahmeti: Williamson nesër s’do përmend emra!

Arben Ahmeti-gazetarAnalisti politik, Arben Ahmeti thotë se është fatkeqësi që raporti i Clint Williamsonit që do të publikohet nesër në Bruksel, po e gjen Kosovën pa institucione të konstituara nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Sipas tij, mungesa e institucioneve do të jetë hendikep, pasi që raporti i Williamsonit nuk do të mund të promovohet për të përmirësuar imazhin e Kosovës.

“Përkundër se mund të ketë të akuzuar për krime nga të cilat janë zhdukur disa qindra serbë civil, e mira është se drama për trafikim organesh do të hidhet poshtë si një e pavërtetë e fabrikuar nga Serbia me qëllim që të luaj rolin e viktimës në një luftë ku ka qenë agresorja absolute”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Ai tutje thotë se për shkak të disa individëve që do të duhen të përgjigjen për fatin e disa serbëve, ne si shoqëri nuk bënë të mos i gëzohemi raportit të Williamsonit.

“Për secilin civil të zhdukur, serb ose shqiptar, drejtësia duhet të vihet në vend”, thotë ai.

Ahmeti thekson se Williamson nesër nuk do të merret me asnjë emër të përveçem.

“Duhet pasur parasysh se ia nesër nuk do të tregoj emrat e të akuzuarve e as rastet për të cilat do të akuzohen. këto detaje do të bëhen vetëm pas ngritjes së aktakuzave që do të ndodh tek vitin e ardhshëm kur të jetë themeluar Gjykata Speciale”, vlerëson tutje Ahmeti.

“Williamson nesër do të tregoj se nuk ka pasur trafikim organesh, dhe ky është lajm i mrekullueshëm”, ka përfunduar Ahmeti.
Pas tri vitesh hetime, nesër do të flas në Bruksel, Shefi i Task-Forcës Speciale, Clint Williamson.

Gjatë konferencës që do të mbahet paraditen e së martës në Bruksel, Williamson do t’iu drejtohet gazetarëve ndërsa do të bëjë publike të gjeturat e hetimeve trivjeçare, hetime këto që janë bazuar në raportimin e zviceranit Dick Marty.

Më Shumë

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Lajmet e Fundit