16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Apeli vërteton pafajësinë e zëvendëskomandantit të Policisë në Dragash

 

Gjykata e Apelit e ka liruar përfundimisht nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare, zëvendëskomandantin e Policisë në Dragash, Eljam Seferi.

Gjykata Themelore në Prizren, në janar të këtij viti, të akuzuarin Seferi e kishte liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës, me arsyetimin se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk ishte arritur të vërtetohet se ai kishte kryer veprën me të cilën ngarkohej.

Mirëpo, e pakënaqur me lirimin nga akuza të Seferit, ankesë në Apel kishte ushtuar Prokuroria Themelore në Prizren, për shkak se kishte vlerësuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave procedurale, gjendja faktike nuk është vërtetuar si duhet dhe se ligji penal ishte aplikuar gabueshëm.

Ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren e kishte mbështetur edhe Prokuroria e Apelit, e cila përmes një parashtrese dërguar gjykatës së shkallës së dytë, i kishte propozuar kësaj të fundit, që të aprovon si të bazuar ankesën e prokurorisë.

Megjithatë, pas shqyrtimit të ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit ka ardhur në përfundim se ankesa është e pabazuar.

Siç thuhet në aktgjykimin e Apelit, aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të pretenduara në ankesë, dispozitivi i aktgjykimi është i qartë dhe i kuptueshëm, dhe se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsyet e mjaftueshme lidhur me aktgjykimin lirues për të akuzuarin Seferi.

Po ashtu, Apeli ka vlerësuar se edhe pretendimet e prokurorisë, se gjendja faktike nuk është vërtetuar siç duhet, janë të pabazuara, pasi sipas Apelit, nga provat materiale dhe jo-materiale që janë administruar në shkallë të parë, nuk është provuar se i akuzuari Seferi ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohej.

“Me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar se në rastin konkret  ka munguar qëllimi për të përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme qoftë për vete apo për tjetrin ose shkaktimi i dëmit tjetrit duke mos mundur të vërtetohet e njëjta gjegjësisht shfrytëzimi i autorizimeve të tij, tejkalimi i kompetencave ose mos përmbushja e detyrave zyrtare për të përfitua dobi pasurore të kundërligjshme, prandaj në mungesë të këtyre elementeve që kërkohen  për të ekzistuar vepra penale nga neni 422 par.1 të KPRK, drejtë është vendosur nga ana e gjykatës së shkallës së parë kur ka marrë aktgjykim lirues”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren e akuzonte Eljami Seferin se gjatë zbatimit të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dobi personit tjetër.

Sipas aktakuzës, Eljam Seferi, më 1 qershor 2017, së bashku me zyrtarë tjerë policorë, ka shkuar në shtëpinë e Mexhait Qerimit, në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit, për ta arrestuar sipas urdhëresës së gjykatës, por ka lejuar që i njëjti të arratiset.

Në aktakuzë thuhet se Seferi pasi ka biseduar me Mexhait Qerimin rreth çështjes së arrestimit të tij, ka lejuar që i njëjti të futet në shtëpi, me pretekst që të përgatitet dhe më pas ai është arratisur.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Seferi nuk ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe kërkimin e tij, por pa lënë patrullë policore për të vëzhguar shtëpinë, ka urdhëruar ekipin policor që të largohet nga vendi i ngjarjes./betimiperdrejtes/

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit