17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Begaj, inspektoi punimet në dy projekte

begaj vizit punimeveKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka parë nga afër realizimin e dy projekteve kapitale, me qëllim të njoftimit direkt me realizimin e këtyre projekteve. Njëra ishte zgjerim i urës në qytetin e Malishevës dhe tjetra ishte, ndërtimi i rrugëve në Mleqan.

Fillimisht kryetari Begaj, ka vizituar urën në rrugën kryesore në qytetin e Malishevës, ku është bërë zgjerimi i urës, me trotuar, me qëllim të lëvizjes së lirë të këmbësorëve, projekt i cili është realizuar në kuadër të një bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe UNHABITAT-it. Përveç urës, në kuadër të projektit, është rregulluar edhe hapësira përgjatë lumit, me trotuar, muri mbrojtës nga lumi dhe ndriçim.

Më pas, kryetari Begaj, ka vizituar edhe fshatin Mleqan, ku kanë filluar punimet në ndërtimin e disa rrugëve në këtë fshat, e ku punimet po ecin mbarë. Aktualisht, në Mleqan, po bëhet zgjerimi i mjaftueshëm i rrugëve, të cilat do të përgatiten dhe më pas do të asfaltohen.

Kryetari Begaj, është ndarë i kënaqur me ecurinë e punimeve në këto projekte, përderisa ka thënë, se “brenda mundësive buxhetore të komunës, do të vazhdohet me realizimin e projekteve të cilat, lidhen me rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Malishevës”.

Më Shumë

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Lajmet e Fundit