4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Berisha: Prizreni, kampion për krim të organizuar dhe korrupsion. A ka prokurori ky vend?

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se mjetet e qytetarëve po keqpërdoren nga njësitë parapolitike të koalicionit dhe rekomandimet e auditorit nuk po mirren për bazë.

“Gjetjet e auditorit të përgjithshëm për vitin 20014 nxjerrin mbi 600 shkelje nga njësitë parapolitiikë edhe të këtij koalicioni që i keqpërdorin mjetet e qytetarëve”.

Berisha theksoi se shkeljet më të mëdha bëhen në Ministrinë e Arsimit dhe të Jashtme duke i përmendur edhe komunat posaçërisht komunën e Prizrenit, ai theksoi së prokuroria nuk po vepron si duhet.

“Shkelja më e madhe është në Ministrinë e Arsimit , duke vazhduar edhe te Ministria e Jashtme”.

“Krimi është edhe te komunat, ku kampion për krim të organizuar dhe korrupsion është Prizreni”.

“A ka prokurori ky shtet? Niveli qendror i qeverisjes duhet të kthehet nëpër komunat të shikojnë çfarë po ndodh”.

“Shqetësuese për mua është mospërfillja e rekomandimeve të auditorit nga ana e institucioneve të shtetit”, përfundoi Berisha. /Klan Kosova/

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit