16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Deputetja e Nismës: Shyqiri Bytyqi është ministër i suksesshëm

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Albulena Balaj – Halimaj, ka thënë se ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është transparent dhe ka vullnetin për të çuar përpara gjërat.

Ai ka thënë se ai është i gatshëm për t’u pajtuar të gjitha palët në vend sa i përket arsimit.

“Këtu shihet qartë që ministri nuk ka lidhje me ndikimin që dikush pretendon të ketë mbi agjencionin. Bytyqi nuk ka shkelur asnjë ligj – kjo nuk është e vërtetë. Po e shihni një ministër shumë të suksesshëm”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.

Për përjashtimin e AKA-së nga EQAR, Halimaj ka thënë se ka afat për ankesë prej 90 ditësh për çka do ta përdorin gjithë vullnetin që ky agjencion të rikthehet aty.

Sipas saj kjo çështje është politizuar skajshmërisht.

“Kemi shpresë, nuk do të thotë se nuk do të na përgjigjen pozitivisht”, është shprehur ajo në Info Magazine.

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit