Haskuka: Mësimdhënësit kanë qenë shtylla kryesore e emancipimit të shoqërisë

7 Marsi –Dita e Mësuesit është shënuar edhe në Prizren.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Arsimit, Skender Susuri, kanë premtuar angazhim në ngritjen e cilësisë së arsimit.

“Mësimdhënësit kanë qenë shtylla kryesore e emancipimit të shoqërisë, posaçërisht kur kemi parasysh se nëpër çfarë periudha të trazuara ka kaluar shoqëria jonë”, tha Haskuka.

“Ata na kanë mësuar edhe në kohën kur mësimi mbahej nëpër shtëpi, pa kompensim, edhe kur kanë qenë të rrezikuar, e disa edhe janë flijuar, si profesor Xhemaili Berisha”.

“Prandaj, sot me rastin e 7 Marsit, së bashku me drejtorin, Skender Susuri, i nderuam veteranët e arsimit me mirënjohje për kontributin e paçmueshëm të secilit për vendin tonë”.

“Për më tepër duhet t’i çmojmë më shumë edhe mësimdhënësit e rinj, pasi ekonomia e së ardhmes është e bazuar në dije. Nuk mund të kemi zhvillim pa pasur arsim cilësor. Në këtë aspekt ngritja e cilësisë së arsimit do të jetë prioriteti ynë në 4 vitet e ardhme”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit