17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dy vëllezërit Orllati u dënuan me 27 vjet burgim për vrasjen e vëllezërve Elshani

Dy vëllezërit, Nazim dhe Shpëtim Orllati, nga Brestovci i Rahovecit, u dënuan sot me 27 vjet burgim për vrasjen e dy vëllezërve, Petrit e Pajtim Elshani, nga po i njëjti fshat.

Gjykata Themelore në Gjakovë e gjeti fajtor të pandehurin Nazim Orllati për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej 20 vitesh, ndërsa të pandehurin Shpëtim Orllati e shpalli fajtor për veprën penale “ndihmë në vrasje” dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie.

“Gjykata të akuzuarit i ka gjykuar veç e veç dhe dhe i ka gjetur fajtorë. Të akuzuarin Nazim Orllati Gjykata, gjykata e dënon me burgim në kohzgjatje prej 20 viteve, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 8.10.2010, ndërsa të akuzuarin Shpëtim Orllati e dënon me burgim në kohzgjatje prej 7 viteve, në të cilin denim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 8.10.2010 e deri më 11.11.2015”, tha kryetari i trupit gjykues, Nikollë Komani.

Sipas prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur më 8 tetor 2010 në marketin “Lumi” të vëllezërve tashmë të dënuar.

Vrasjes së dyfishtë i kishte paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme.

Ky rast është kthyer dy herë në rigjykim.

Vëllezërit Orllati ishin dënuar me 42 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut në Prizren, për tu kthyer më pas në rigjykim.

Nga një trup gjykues i përbërë nga EULEX-i dhe vendorët, vëllezërit Orllati shpallen fajtorë për vrasje të rëndë dhe bashkëkryerje në vrasje dhe dënohen me 28 vjet burgim.

Më Shumë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Lajmet e Fundit