8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Egzon Reshanit nga Prizreni i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore e Prizrenit ia ka zgjatur paraburgimin Egzon Reshanit nga Prizreni. Ai dyshohet për veprën penale vrasje në tentativë.

“Duke vendosur sipas detyrës zyrtare, të pandehurit, i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 (dy) muaj, deri me datën 21.11.2014”, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri në natën kritike në lagjen “Arbana” në restorantin-Hotelin ,,Korabi,,, me dashje tentoi ta privojë nga jeta të dëmtuarin Gjavit Zogaj dhe dy fëmijët e tij V dhe J, dhe në këtë mënyrë vë në rrezik jetën edhe të shumë personave të tjerë, meqë në këtë vend ishin prezent edhe një numër i madhe i mysafirëve, kështu dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë”.

“Po të njëjtën ditë në oborrin e Hotel ,,Korabi,, dëmton pasurinë e personit tjetër duke thyer xhamat dhe përplasur veturën për muri, pasi që i njëjti është i njohur për organet e ndjekjes edhe më parë si recidivist për këtë lloj të veprave penale”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit