8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

“Eko-regjioni” në Prizren, sërish reagon ndaj djegies së kontejnerëve

Aktet e djegies e shkatërrimit të kontejnerëve të mbeturinave në qytetin e Prizrenit po vazhdojnë edhe në fillim të këtij viti. Kompania rajonale e mbeturinave “Eko-regjioni” ka përsëritur thirrjen që qytetarët të mos i djegin kontejnerët, duke pasur parasysh edhe faktin se ato janë blerë me fondet publike.

“Bëjmë apel te qytetarët që të jenë më të kujdesshëm e të mos i djegin kontejnerët. Këta kontejnerë janë pasuri e jona e përbashkët, janë pronë komunale, e cila në asnjë mënyrë nuk bënë të dëmtohet e përdhoset!”, thuhet në reagimin e KRM “Eko-regjioni”. Kjo kompani, bashkë me reagimin ka publikuar edhe dy fotografi, ku shihet kontejneri i shkatërruar si pasojë e zjarrit.

Shqetësimet lidhur me aktet e djegies së kontejnerëve “Eko-regjioni” i ka shprehur në disa raste edhe gjatë vitit të kaluar. Në muajin tetor të vitit 2018, kjo kompani pati alarmuar se si kontejnerët e plastikës të vendosur në pika publike në lagjen ‘Ortakoll’ po digjen vazhdimisht.

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit