1.1 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Garë e ashpër në LDK- Selmanaj e Quni përballë njëri -tjetrit në Prizren

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se është i gatshëm të garojë për kryetar të Degës së kësaj partie në Prizren.

Në Debat Plus në Tv Dukagjini, Selmanaj ka thënë se do të afrohet më shumë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, andaj do të propozojë kandidaturën në këtë Degë të partisë.

Kështu, duket se në këtë degë do të ketë një garë të ashpër në mes të zyrtarëve të kësaj partie për të parin e Degës

Sot, kandidaturën për të parin e Degës së LDK’së në Prizren e ka bërë publike njëri ndër deputetët më të vjetër të partisë, Anton Quni.

Në një deklaratë dhënë Periskopit, Quni ka pranuar se tashmë kandidatura e tij është zyrtare.

“Po, është e vërtetë. Në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, unë e kam bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren” ka thënë shkurt Quni.

Më 15 mars ka filluar procesi i brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të partisë. Gara e ashpër në këtë parti ka filluar nëpër degë të ndryshme, ku kanë nisur të bëhen publike kandidaturën. Një e tillë do të jetë edhe në degën në Prizren – raporton Periskopi.

Ndërkohë, aktualisht kryetar i kësaj dege është Haxhi Avdyli.

Më Shumë

Në Prizren kanoset një zyrtar policor, e në Suharekë një tjetër sulmohet fizikisht

Dy incidente të ndara ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë raportuar në raportin 24-orësh.   Sipas PK-së, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:00, është...

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Lajmet e Fundit