4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Haskuka: Është lajm i mirë që PDK-ja në Prizren ka nisur të mendojë për qeverisjen e mirë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se është lajm i mirë që PDK-ja pas një dekade keqqeverisjeje në këtë komunë tashmë ka nisur të mendojë për qeverisjen e mirë.

Ai ka shprehur qëndrimin se kritika opozitare është e dobishme për pushtetin, por ka theksuar se opozitarizmi aktual në Prizren nuk është frytdhënës, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesit e Degës së PDK-së në Prizren, të mërkurën, kanë bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet për themelimin e kabinetit të qeverisjes së mirë për Komunën e Prizrenit. Sipas tyre, ky kabinet opozitar do të përcjellë dhe do të analizojë me vëmendje keqqeverisjen e izoluar dhe jotransparente të Ekzekutivit të Komunës së Prizrenit, që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka.

Në një konferencë shtypi, Samir Hoxha nga Dega e PDK-së ka pohuar se “Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, në përputhje me vendimin e organeve drejtuese të saj, ka filluar përgatitjet për themelimin e kabinetit të qeverisjes së mirë për Komunën e Prizrenit”.

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Vetëm në muajin mars, diaspora i dërgoi 112 milionë euro në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare...

Lajmet e Fundit