8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Haxhilerët shqiptarë janë shëndosh e mirë në Mekë

Vedat Sahiti nga Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar për gjendjen e haxhilerëve shqiptarë në Mekë për të cilët tha se janë shumë të mirë.

“Shëndeti i besimtarëve është shumë i mirë”, ka thënë Sahiti.

“Nuk kemi asnjë humbje. S’kemi asnjë problem shëndetësor, disa të vogla”, ka thënë ai, por që sipas tij, falë ndihmës mjekësore nga tetë mjekët profesionistë të angazhuar nga BIK-u, gjithçka është në kontroll.

Sa i përket motit të përcjellë me erëra të forta, Sadiku ka thënë se në momentin kur ata kanë arritur atje, furtuna tashmë ishte qetësuar.

“Pasi kemi shkuar ne, vetëm sa është qetësuar ajo furtunë. S’kemi pasë asnjë problem falë Zotit”.

Sadiku ka thënë se këtë vit ka një rritje të konsiderueshme të numrit të haxhilerëve, dhe se mosha mesatare e tyre tanimë është dukshëm më e ulët.

Ai tha se ka një rritje të madhe edhe të interesimit të grave për ta plotësuar kushtin e pestë të fesë islame.

Ndërkaq, Sadiku njoftoi për Klan Kosovën se grupi i parë dhe i dytë i haxhilerëve do të kthehen më 27 gusht, i treti më 29 gusht, ndërkaq grupet e fundit më 3 shtator.

Më Shumë

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit