Zgjedhjet në UEFA, zyrtarizohet kandidati i parë për president

UEFA do të zhvillojë zgjedhjet për kreun e saj më 9 Shkurt të vitit 2019 në kryeqytetin italian, ndërsa sot është konfirmuar edhe kandidati i parë zyrtar.

Bëhet fjalë për drejtuesin aktual të këtij institucioni, Aleksander Ceferin, i cili u propozua nga atdheu i tij, Sllovenia, federatën e të cilës pati drejtuar para se të vinte në krye të UEFA-s.

Federata sllovene ka njoftuar se ka dorëzuar propozimin për Ceferin, kandidaturë të cilën e mbështesin deri tani edhe 8 federata të UEFA-s, përfshi Norvegjinë, Danimakën, Finlandën, Ishujt Faroe, Italinë, Suedinë, Islandën dhe Irlandën.

Sipas rregullave të UEFA-s, çdo person që ka ambicie për të kandiduar duhet të propozohet nga të paktën 3 shtete anëtare, dhe ka afat deri më datë 7 Nëntor për ta bërë këtë.

Aleksander Ceferin, tashmë 51 vjeç, ka drejtuar Federatën Sllovene të Futbollit në periudhën 2011-2016, ndërsa në Shtator të 2016-ës u bë president i UEFA-s, ku pasoi francezin Michel Platini.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit