8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Jashtë politikës mund të vdesësh për bukë

Për faktin që Kosova akoma është një demokraci e brishtë, një shtet me çalim të madh në fushën e forcimit të shtetit ligjor, perspektivës zhvillimore, mundësia e vetme për të arritur një hap simbolik në jetë, qoftë në një segment minimal të profesionit, në karrierë apo edhe në biznes, mbetet lidhja e ngushtë me politikën dhe bërja e një lloj lidhjeje reciproke “aksionare” e biznesit të cilësdo fushe me partitë politike, veçmas me ato në pushtet. Kjo formë e degradimit të demokracisë në një shtet të ri, sikur është Kosova, ka bërë që edhe shoqëria të politizohet skajshmërisht, ngase mundësia e veprimit të lirë është e kufizuar, për shkak të hapësirës së ngushtë nga veprimi dhe kushtëzimet e një brezi politik të inkriminuar, shkruan gazeta Kosova Sot.

Njohësit e realitetit aktual në Kosovë theksojnë se kjo është ngufatja më e rëndë që mund t’i shkaktohet përpjekjes për ndërtimin e një shoqërie moderne, demokratike. Profesori i mirënjohur Muhamet Kelmendi tha për “Kosova Sot” se është realitet i pamohueshëm që në shoqërinë re transitore të Kosovës, për të arritur suksese qoftë në politikë si një profesionist meritor, qoftë në organet e shtetit dhe në ekonomi, deri edhe në diplomaci, madje edhe po të jesh ekspert me kualifikim të lartë e pasuniversitar, një kriter kryesor që duhet të përmbushet është lidhja e fortë me politikën.

Sipas Kelmendit, nuk ka mundësi askush të arrijë ndonjë punë në hierarki dhe as në kualifikim pa lidhje politike.

“Askush nuk mund të futet, madje as në biznes, në skenën ekonomike, pa lidhje me politiken, dhe pa i bërë kompetentët e skenës politike “bashkëpronarë” të ekonomisë- biznesit. Ndërsa, kur është çështja e tenderëve, asnjë subjekt ekonomik nuk mund të marrë tender pa e marr politika përqindjen e vet, e cila po reflektohet shumë ashpër në kualitetin e punës në terren, sepse përqindja po e kushtëzon kualitetin, e cila varet kryesisht nga puna që është vjedhur”, theksoi ai.

“Kjo ndërlidhje midis ekonomisë, politikës dhe partive është e thellë. Ajo fillon nëpër komuna dhe kalon te pushteti shtetëror, deri te lidhjet e ashpra midis bordeve dhe ekonomisë, lidhje e cila po shpërfaqet në formë të korrupsionit dhe të krimit të organizuar”, tha prof. Kelmendi.

Ai ka pohuar se, aktualisht, këtë formë të veprimtarisë është vështirë ta luftosh, sepse shteti dhe mekanizmat e tij janë të korruptuar.

Më Shumë

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Lajmet e Fundit