23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Shoferi i droguar përplasi për vdekje 3-vjeçaren në trotuar

Aksidenti tragjik, me pasojë humbjen e jetës së një fëmije 3 vjeç, ndodhi dje në zonën e Freskut në Tiranë.

Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të miturën, teksa ajo gjendej në trotuar.

Sipas Panoramës, 21-vjeçari Otobashi ishte i droguar, kur humbi kontrollin e mjetit.

Përplasja ka qenë fatale për vajzën 3 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Kurse babai i saj, Roland Sh. u plagos rëndë. Më lehtë u plagos mamaja e vajzës.

Ndërsa policia, pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, arrestoi drejtuesin e automjetit dhe nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit me pasoja të rënda.

“Më datë 30.5.2016, ora 17:30, te Rruga e Thesarit, mjeti me targë AA 416 LY, me drejtues F. O., ka aksidentuar të miturën 3 vjeç, e cila është dërguar në SQU dhe më pas ka gjetur vdekjen. Si pasojë është dëmtuar dhe një shtetase e paidentifikuar, e cila është jashtë rrezikut për jetën” -thuhet në njoftimin e policisë.

Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, duket qartë se autovetura ka kaluar mbi trotuar dhe për pasojë, shkaktoi aksidentin e rëndë.

Në ditët e ardhshme, ekspertët pritet që të përcaktojnë shpejtësinë me të cilën lëvizte autovetura.

Në bazë të rregullave të qarkullimit rrugor, nuk lejohet lëvizja më shumë se 40 kilometra në orë në qendra të banuara.

Po dje, një tjetër aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një personi, ka ndodhur edhe në aksin Fushë-Krujë?Laç.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur i vdekur një shqiptar me banim në Mal të Zi, ndërsa drejtuesi i autoveturës që shkaktoi aksidentin, u shoqërua në komisariat dhe rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit.

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Lajmet e Fundit