16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ka kohë për President

Adem Grabovci-pdk14Adem Grabovci thotë se PDK aktualisht nuk është duke e shqyrtuar mundësinë për marrjen e presidencën. Grabovci për lajmi.net bënë të ditur se është ende herët të mendohet për një plan të tillë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci thotë se partia që përfaqëson ai, nuk është duke menduar për të marrë postin e Presidentit të vendit, pozitë këtë që do ta ushtronte kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.

Lajmi për arritjen e kompromisit në mes të PDK-së dhe bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, për të lënë pozitën e Presidentit për kreun e PDK-së, në kompensim të pozitës së Kryeparlamentarit dhe Qeverisë nga ana e LVAN, të publikuar në gazetën Tribuna, është hedhur poshtë nga Grabovci.

Ai tha për lajmi.net se momentalisht brenda partisë është duke u diskutuar për të gjetur zgjidhje që të zhbllokohet institucioni i Parlamentit dhe i Qeverisë.

Grabovci madje ka thënë se për zgjedhjen e Presidentit është herët për të folur, pasi që presidentja Atifete Jahjaga ka mandat edhe dy vjet.

“Ky variant nuk është diskutuar deri më tani. Nuk e ka PDK absolutisht këtë variant të postit të Presidentit”.

“Përfundimisht, ne i kemi organet e partisë, i diskutojmë këto çështje, aq më tepër kur janë çështje të rëndësishme, siç është përgjegjësia e institucionit të Presidentit, Kryeministrit dhe kështu me radhë, po edhe situata bllokuese që është në vendin tonë, ne i diskutojmë”.

“Ne e kemi shprehur gatishmërinë që të japim maksimumin tonë për zhbllokim të situatës dhe unë po them që asnjëherë deri më tani nuk është diskutuar për zgjedhjen e presidentit. Për ne është shumë herët të diskutohet për institucionin e Presidentit sepse është larg. Edhe dy vite ka mandat presidentja Atifete Jahjaga, e cila për ne, është duke e luajtur rolin shumë mirë, është shumë konstruktive, është shumë e dobishme dhe ne nuk e shohim të nevojshme as të diskutojmë”.

“Por, ne jemi duke diskutuar për zhbllokimin e institucionit të parlamentit dhe qeverisë dhe të ecim më tutje. Hashim Thaçi dhe PDK asnjëherë të vetme nuk është udhëhequr nga politika përjashtuese. PDK udhëhiqet nga politika e arsyes ku zakonisht mbretëron arsyeja, duke respektuar parimet e demokracisë. Parimi themelor i demokracisë është debati. Prandaj, PDK asnjëherë nuk i ka ikë debatit për të biseduar me të gjithë akterët e mundshëm, që të gjendet zgjidhja dhe për të ecur përpara”, tha për lajmi.net Adem Grabovci.

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Lajmet e Fundit