11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kabashi: Partitë janë rivale në zgjedhje, por jo armike e njëra-tjetrës

Lulzim Kabashi LDDKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi është arsyetuar sot për vizitën që ka bërë dje në zyrat e PDK-së. Ai ka thënë se qëllimi i vetëm i vizitës në PDK, ka qenë që para qytetarëve të jepet mesazhi se partitë politike janë rivale në zgjedhje, e jo armiq të njeri -tjetrit. “Qëllimi i vetëm ka qenë që tek qytetarët të jepet mesazhi se partitë politike janë rivale në zgjedhje e jo armiq të njeri -tjetrit”, ka thënë Kabashi për TVO.

Kabashi dje ka vizituar Degën e PDK-së në Prizren. Ai ka uruar kryetarin e sapozgjedhur Minir Krasniqin. Ai tha se do të takojë edhe zyrtarë të subjekteve të tjera politike.

Kabashi ka treguar se po vazhdon takimet e përditshme më strukturën e partive në koalicion, me qytetarë, shoqata, dhe institucione përfaqësuese të kategorive të ndryshme shoqërore me qëllim të identifikimit të problemeve dhe nevojave që për to të dalë me zgjidhje në platformën e tij në garën për qytetin e Prizrenit.

Platforma me të cilën kandidati i AAK-LDD-së do të dal si ofertë për udhëheqjen e Prizrenit, sipas Kabashit është në fazën finalizuese dhe ajo shumë shpejt do t’I prezantohet strukturës, ndërsa para qytetarëve do të shpaloset në fushatë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit