11.8 C
Prizren
E premte, 1 Mars, 2024

Krasniqi: Kush është kryeministër këtu?

Krasniqi-Jakup5-21Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Maqedoni, pas bllokimit të kufirit.

Krasniqi, përmes profilit të në Facebook është përpjekur të ngris një çështje tjetër, atë së kush duhet të merr vendime në Qeverinë e Kosovës. Krasniqit duket se nuk i ka ardhur fort mirë kur zv/kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, është paraqitur në media si personi kryesor që i ka vendosur embargo Maqedonisë.

“Ndërsa sa i përket anës sonë, s’ka si mos të bie në sy, roli Kryeministror i Zëvendëskryeministres Kusari?! Mos është kjo në shërbim të fushatës për zgjedhjet komunale? Pse kjo përpjekje e Qeverisë sonë për të treguar burrni në Bllacë e jo në Bruksel dhe në pikat kufitare me Serbinë? Këto janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje të duhur. Nuk e di, por disa po thonë! Mos krejt kjo po bëhet për zhvendosje të vëmendjes nga problemet kryesore që i ka vendi?! Një gjë dihet, kjo nuk është punë e ministrave?! Kush është Kryeministër këtu?”, ka shkruar Krasniqi, transmeton ORAinfo.

Pjesa tjetër e mesazhit të Krasniqit:

Qe disa ditë po përpiqem të gjejë një fill për zhvillimet që po ndodhin në kufirin Kosovë – Maqedoni dhe nuk është lehtë të gjendet filli i vërtetë i kësaj gjendje. Kujt po i konvenon kjo? A i konvenon kjo gjendje Maqedonisë? Pa dyshim që jo. A ju konvenon shqiptarëve, këndej e andej kufirit? Edhe neve (shqiptarëve) nuk na konvenon?

Nuk ka dyshim se Gruevski dhe pasuesit e tij i përngjajnë bretkosës që kërkonte të mbathej me patkoin e kalit!!! Për këtë ai duhet të japë llogari para qytetarëve të shtetit që ai është Kryeministër. Nuk është vetëm kjo rrugë e bllokuar për vendin e tij.

Ai vendit të tij i ka bllokuar edhe rrugë të tjera. Shqiptarët duhet t’i tregojnë se ai nuk mund t’ua ndalë rrugën e komunikimit, pasi edhe ata janë themelues të shtetit të Maqedonisë. Pra përveç që janë: themelues e kontribuues të gjithanshëm, janë kontribuues edhe në stabilitetin e tij, i kanë edhe të drejta qytetare që askush nuk guxon t’ua mohon.

Më Shumë

Hajni i hyri në shtëpi zyrtarit të AKI-së, i vodhi armën dhe dokumente personale

Shtëpia e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka qenë cak i një vjedhjeje në Prizren. Nga burimet e Klankosova.tv, mësohet se atij...

Akademi përkujtimore për Rifat dhe Muharrem Dina

Në kujtim të veprimtarëve të çështjes kombëtare, me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të UÇK-së, Rifat Dina – “Xha Jaho”, dhe...

Lajmet e Fundit