12.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Kryeziu nuk takohet me “puçistët”

Eqrem KryeziuuKryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu, nuk ka marrë pjesë në takimin “puçistëve” të partisë së tij.

Njëri ndër iniciatorët për thirrjen e takimit të mbrëmshëm të Degës së LDK-së në Prizren, Fatmir Memaj, tha se ftesës së takimit i janë përgjigjur të gjithë përfaqësuesit e LDK-së, përjashtuar Eqrem Kryeziut.

“Jo, Eqremi nuk ka marrë pjesë në këtë takim”, tha Memaj për “PrizrenPress.com”

Fatmir Memaj, ka bërë një ftesë për takimin e strukturave të LDK-së më 22 mars në Prizren, për të sqaruar marrëveshjen që është arritur mes këtij grupi dhe strukturave të larta të LDK-së në Qendër.

Në Prizren, pakënaqësitë me Eqrem Kryeziun po vazhdojnë. Ky subjekt politik është ndarë në dysh. Njëri krah i Kryeziut e tjetri që po kërkon Kuvend të Jashtëzakonshëm.

Memaj tregon se në këtë takim ka marrë pjesë, Haki Rugova, Anton Çuni dhe Naser Osmani, të cilët janë ngarkuar nga kryesia qendrore dhe Isa Mustafa.

“Kemi biseduar gjërë e gjatë për problemet që ka Dega e LDK-së në Prizren. I kemi njoftuar për të gjitha pakënaqësit e nëndegëve dhe anëtarëve të Kryesisë që kanë për zhvillimet e fundit të kësaj dege”,tha Memaj.

“Konsiderojmë se ishte i frytshëm ky takim”.

LDK-ja në Prizren, pas humbjes së zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar është bërë “pikë e pestë”. Ata akuzojnë kryetarin e Degës, Eqrem Kryeziun për të gjitha humbjet që LDK-ja ka pësuar në këtë qytet. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit