6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Liderët kosovarë t’i vizitojnë kampet e Hungarisë

RefugjatNënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka kritikuar edhe një herë vlerësimin që po e bëjnë zyrtarët e lartë rreth “imazhit të refugjatit të Kosovës që po e dëmton procesin e liberalizimit të vizave për vendin”.
“Të thuash se shqiptarët nuk duhet të shkojnë në Evropë sepse po dëmtohet procesi I liberalizimit të vizave (për turizëm), pa e kuptuar në thelb arsyen se përse njerëzit rrezikojnë e nisen për në burgje të shteteve ku trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Nuk e di, nganjiherë po mendoj se nuk mund të shkojë më poshtë mendimi njerëzor e politik”, ka shkruar Ahmeti, në Facebook,transmeton Telegrafi.

Sipas tij, duke e ditur nivelin e korrupsionit, nepotizmin, shitjen dhe kujdesin për imazhin, nuk e kupton se si ende mund të flasin këso gjërash. “Turp! Dorëheqja nuk mjafton”, ka shkruar nënkryetari i Vetëvendosjes.

Ndërkohë, njohësi i politikave evropiane, Shenoll Muharremi ka theksuar se dikush duhet t’u dalë zot bashkëqytetarëve që janë bllokuar nëpër kampet hungareze.

“Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj i dëshiroj rrugëtime të mira, por a e konsideron ai se është urgjente të vizitojë kampet me qytetarët tanë që gjenden në Hungari”, ka shkruar Muharremi, në Twiter.

Gjithashtu, Muharremi i ka cilësuar si fjalë pa ndikim deklaratat e presidentes Atifete Jahjaga, e cila kishte vlerësuar se ikja e qytetarëve nga Kosova është një fenomen që ka përfunduar.

“Adresimi i duhur i situatës në kampet hungareze përcakton liberalizimin e vizave për Kosovën. Migrimi ilegal, riatdhesimi, riintegrimi janë tema kyçe gjatë procesit të integrimeve evropiane”, ka theksuar Muharremi.

Më Shumë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Lajmet e Fundit