18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ka ikur koha e Fatmir Sejdiut

EqremKryeziu-ldkEqrem Kryeziu e ka akuzuar ish-shefin e tij partiak, Fatmir Sejdiun se e ka kopjuar kur ka thënë se Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa është kalimtar në parti. Ish-Nënkryetari i Parë i LDK-së ka thënë se qysh në Kuvendin e III-të të Partisë iu kishte thënë zyrtarëve të LDK-së se të gjithë janë kalimtar.

“Së pari, shprehja kalimtar ka qenë shprehja e ime që e pata thënë në Kuvendin e III-të të LDK-së, në vitin 1997. Atëherë pati ndodhur një përmbysje e disa zyrtarëve, ndër ta edhe Fatmir Sejdiu u largua krejt nga Kryesia. Në atë “tollovi” të atillë, unë e thash një atë shprehjen se të gjithë jemi kalimtar. Tash, zotni Fatmiri, me vetëdije apo jo e paska kopjuar atë”, ka thënë Kryeziu, në një intervistë për Gazetën Express.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka thënë se ish-Presidenti e ka modifikuar thënien e tij dhe ia ka përshtatur Georg Orwellit se “te gjitha kafshët janë të barabarta por derrat janë më të barabartë”.

Por, Kryeziu thotë se dallimi i fjalorit të Sejdiut nga Orwelli është se ky i fundit ka folur me cinizëm.

“Mirëpo, Fatmiri e paska modifikuar në stilin e George Orvellit se “se unë kam thënë të gjithë jemi kalimtar”, e ky po thotë se “po ka disa më kalimtar se kalimtarët”. Orwelli ka qenë cinik i madh, e ky nuk është cinik, ky po ka qejf njeri. Po ka dëshirë dhe nuk është cinik sikur Orwelli”, ka ironizuar Kryeziu fjalorin e Fatmir Sejdiut.

Deputeti i LDK-së ka thënë se nuk sheh kurrfarë perspektive të Fatmir Sejdiut sepse kur e ka pasur rastin të dëshmohet nuk ka treguar sukses.

“Po shihet se si është gjendja e Kosovës dhe e LDK-së. Po të kishte Fatmiri ndonjë meritë të pamohueshme edhe Kosova nuk do të ishte në këtë hall e edhe LDK-ja. Astrologjia ia kish pas caktue, por edhe vogëlsia ime i ka ndihmuar diçka për me u ba dy herë lider”, ka thënë ai.

“Zotni Fatmiri nuk e ka justifikuar as mundin tim e as shansin jetësor që e ka pasur. Sinqerisht nuk besoj se i ka justifikuar pozitat që i ka pasur”, ka thënë ai.

Paralajmërimet e ish-Presidentit për t’u rikthyer në krye të LDK-së, Eqrem Kryeziu thotë se ka ikur koha e Fatmir Sejdiut.

”I kam ndihmuar Fatmirit me e marrë shansin në dorë, njeriut nuk i vjen shpesh rasti me qenë President e Kryetar. Ai e pat dhe besoj se nuk e justifikoj hiq. Tash, unë jam kundër riciklimeve”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Lideri aktual i LDK-së ka një detyrë shumë të rëndë për t’ia kthyer besimin qytetarëve te partitë politike.

“S’beson kush në asnjë parti më – as në PDK-në, as te Ramushi, as te kurrkush hiq. Isa e ka këtë detyrë të rëndë që me e ngjall shpresën e njerëzve te partitë politike. Tash, a do t’ia del Isa me shokë apo nuk do t’ia del – unë për veti jam që Isa me ia dal kësaj pune mbanë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Trashëgimia e “Kino Lumbardhit” në Prizren, kinemasë më të vjetër në Kosovë

"Kino Lumbardhit" është një nga vendet më të njohura dhe historike të kinemasë në Kosovë, e cila edhe zyrtarisht është kinemja më e vjetër...

Policia shqiptoi për 24 orë, 2292 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2292 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit