6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Limaj: Hapja e rrugës për Specialen, kundër demokracisë

Kreu i partisë Nisma për Kosovën është shprehur për Klan Kosovën se nuk e di se çfarë do të ndodhë në seancën e sotme por ai mendon se procedimi i këtyre amandamenteve nuk është dashur të ndodhë.

“Nuk e di as unë çfarë do të ndodhë në seancën e sotme”.

“Procedimi i amandamenteve që i hapin rrugë Gjykatës Speciale është kundër demokracisë dhe nuk është dashur të ndodhë” ka thënë Limaj.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Flora Brovina e pyetur nga Klan Kosova se cili është qëndrimi i saj ka refuzuar të tregojë se si do të votojë në seancën e sotme për Gjykatën Speciale.

“Unë do të votoj por votën time mbetet ta shihni në seancën e pak minutave më vonë”, ka thënë Brovina,

Më Shumë

Lajmet e Fundit